Analisti Eduard Zaloshnja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në “News24”, ku publikoi një sondazh në lidhje me aksionin e fundit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, “Operacioni Forca e Ligjit”.
Sipas statistikave, 66% e personave të anketuar mendonin se ky aksion mund të ishte i suksesshëm.
“Sondazhi është zhvilluar për ata që kanë gjasa që të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo është bërë në mënyrë elektronike. Kam një panel prej 3600 njerëz dhe i dërgoj pyetje”, tha Zaloshnja.