Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në fund të tetorit të vitit 2020, pra 45 ditë para zgjedhjeve të rregullta.
Sipas Zaev, qëllimi i qeverisë është të tregojë se çfarë ndikimi ka BE dhe NATO, në ekonomi dhe në rritjen e vendeve të punës.
“Shpresa për vendime përfundimtare për qëllimet strategjike për vendin do të përmbushet tani në mes të tetorit, dhjetorit apo në janar ose shkurt, në varësi të vendimit të Spanjës për ratifikimin e protokolli për në NATO”, tha Zaev.