Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Z. Lulzim Basha e dorëhoqën!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artan Fuga

  1. Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëheqje. Kjo është e vërteta. Një herë ajo që thuhet dhe ajo që bën mund të përputhen. Deputetët, anëtarët e kryesisë ja kërkuan zotit Lulzim Basha dorëheqjen duke e vendosur me shpatulla pas murit. Ishte shkarkim. Çfarë do të bënte? Deputetët nuk i bindeshin. Nënkryetarët i lanë pendët. Militantët e lagur me gaz nuk e njihnin më për kryetar. Zgjedhjet në gjashtë bashkitë e degraduan partinë edhe më keq. Ishte shkarkim. Me pamjen e dorëheqjes!
  2. Ishte një dështim i plotë. Pse? Sepse Partia Demokratike e përsëris pa fund herë prej vitesh ka nevojë të demokratizohet! Ishte e qartë, e thënë miqësisht: Ose demokratizim ose shkuarje drejt fikjes. Ish kryetari ikën, kurse militantët, elektorati, opozita, Shqipëria mbetën, nuk kanë ku ikin, nuk vetëshkarkohen dot, nuk dorëhiqen sepse nuk kanë se ku të tërhiqen. Kryetari që e dorëhoqën i la të gjitha në pikën më të ulët, në kaos.
  3. Nuk është vetëm ai fajtori, bashkë me të janë të gjithë ata që e mbështetën në një rrugë pa krye sikurse ishte ajo e rrëshkitjes në një greminë autoritarizmi në vend të demokratizimit të partisë. Janë përgjegjës me të dhe të dështuar deputetët, drejtuesit qendrorë dhe lokalë që ï vajtën pas një projekti krejt të dështuar, disa prej tyre me fodullëk, me budallallëk dhe thjesht për interesa të vockla karrigore.
  4. Zoti Lulzim Basha iku, ose e ikën, por problemet mbeten. Grupi i tij që pretendon vulën dhe logon e ish Partisë Demokratike është në kaos. Askush nuk i del më për Zot asaj që e quanin Parti Demokratike mbyllur me dryna brenda bunkerit të shqupit. 8 janari ishte një gafë që historia e Shqipërisë do ta kujtojë me turp. Drejtuesin e ikën, e dorëhoqën, por askush nga ndjekësit nuk merr iniciativën të thotë: Me zgjidhni mua përkohësisht! Shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të tyre deri në 2023 është vazhdim i rrugës së katastrofës!
  5. Rezoluta që u lexua pasi e dorëhoqën Kryetarin ishte për të ardhur keq! Bashkim fjalësh pa thënë asgjë! Ata që ikën me Foltoren e bënë se nuk ishin dakord me përjashtimin e z. Sali Berisha. Rezoluta i thërret: Hajde bashkohuni duke hequr Sali Berishën! Grupi parlamentar i ish PD në Kuvend në prag të shpërbërjes.
  6. 10 vjet të ikura kot për Shqipërinë. Pasojat do të ndihen në 100 vjet! Ishte boshllik në momentin më të rëndësishëm të historisë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit 21.
  7. Jemi kthyer në datën 8 shtator, ose në vitin 2013.

Vite me politikë që na hap dhe nuk na zgjidh problemet na presin! Thuhet se nesër do të rritet dhe çmimi i një litri karburant!

Tags: artan fugabashadoreheqje

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Prezantuesi rus-Schwarzenegger: Kush është ai që do të na tregojë të vërtetën?

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të hidrokarbureve

Kryeministri i Italisë denoncon "arrogancën" ruse







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com