Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Yuri Kim me mesazh të koduar pas zyrtarit amerikan Gabriel Escobar

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SPAK arreston Lefter Kokën/Yuri Kim: Askush s’është mbi ligjin!

Teksa ish-kryeministri Berisha është bërë i padëshiruar për amerikanët, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, premtoi se do të ketë sanksione ndaj personave publik në Ballkanin Perëndimor në lidhje me akuzat për korrupsion dhe shkelje të demokracisë. Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, dënoi dhunën e ushtruar më 8 janar nga mbështetësit e Berishës.

Pas intervistës së zv/ndihmës sekretarit Gabriel Escobar, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e ka shpërndarë atë në rrjetet e saj sociale, duke dhënë edhe komentin e saj. Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan, lidhur me protestën e 8 janarit por edhe zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së. “Jeni lodhur nga “spin doktorët”(propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim.

Tired of the “spin doctors”? Judge for yourself. Here’s what Deputy Assistant Secretary Escobar actually said. He also discussed regional economic integration (incl Open Balkans & Berlin Process), Kosovo-Serbia, etc. Full transcript https://t.co/dgmbX7M8fG pic.twitter.com/EcchyYXID5

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 12, 2022

Zyrtari i lartë amerikan nuk pranoi të bënte publik emra të tjerë që mund të shpallen “non grata” nga SHBA, por theksoi se shteti amerikan do t’i përdorë në vazhdim instrumentat ndëshkimorë ndaj personave publik që janë të përfshirë në korrupsion dhe dhunim të sistemit demokratik.

“E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë.

Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi, dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon”, deklaroi ai.

Më tej diplomati Escobar theksoi se Shqipëria është vend që i përket Europës, dhe nga kjo pikëpamje shtoi se shpreson që ajo t’i bashkohet Bashkimit Europian. Sipas tij, Shqipëria gjatë kohës që është anëtare e NATO-s ka treguar se është vend i dobishëm. “Unë shpresoj që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një kohë të shkurtër, pasi ka bërë shumë në këtë drejtim. Është vend evropian nga aspekti kulturor, ekonomik dhe historik. Dhe argumenti ynë për ato pak vende të Bashkimit Evropian që janë skeptikë, është se nëse marrin si shembull përvojën tone amerikane me Shqipërinë dhe NATO-n, ata duhet ta dinë që Shqipëria do të jetë një anëtare e vlefshme dhe konstruktive, sepse e ka dëshmuar këtë në NATO”, nënvizoi Escobar.

Tags: Gabriel Escobarnon grataYuri Kim

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Berisha sot në Prokurori për të dhënë sqarime mbi dhunën e 8 janarit

Berisha sot në Prokurori për të dhënë sqarime mbi dhunën e 8 janarit

Kosovë: QUINT-i detyra e parë zgjedhja e presidentit dhe lufta kundër Covid

Kurti: Serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë

Pretendimi tronditës i studiuesve kinezë:Omicron mund të ketë ardhur nga minjtë

Pretendimi tronditës i studiuesve kinezë:Omicron mund të ketë ardhur nga minjtë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com