E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha sot në Prokurori për të dhënë sqarime mbi dhunën e 8 janarit

Duke marrë shkas nga protesta e dhunshme e 8 janarit para selisë së PD, ku përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të hynin brenda në seli, Prokuroria do të marrë në pyetje figurat më të rëndësishme të kësaj partie. Berisha do të paraqitet sot në Prokurori, për të dhënë sqarime mbi dhunën e 8 janarit, e ndërsa nesër do të paraqitet Basha.

I pari që do të merret në pyetje nga organi i akuzës është ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili do të paraqitet rreth orës 11 të paradites, në organin e akuzës. Pas tij do të merret në pyetje edhe lideri demokrat Lulzim Basha, i cili pritet që të thirret të premten në Prokurori për hetimet që kanë nisur mbi protestën e 8 janarit. Po ashtu, mësohet se në pyetje do të merren edhe deputeti i PD Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Dje u mbajtën seancat në Gjykatën e Tiranës për 34 personat e arrestuar, pas protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Gjykata e Tiranës vendosi që të lironte 34 të arrestuarit nga protesta e dhunshme e 8 janarit, në selinë e Partisë Demokratike. Masa ndaj tyre u dhanë në dy seanca të ndryshme, ku mbështetësit e Berishës dhe të Bashës i mësuan masat të ndarë.

Gjykata vendosi që 25 të arrestuarit t’u vendosej masa “detyrim paraqitje”, ndërsa 9 të tjerë janë lënë të lirë pa asnjë masë. Ndërkohë, të pranishëm në seancën për mbështetësit e Berishës ishin edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu etj.

Lexo edhe :   Alibeaj i përgjigjet Berishës, publikon videon që e fundos (VIDEO)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...