Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas njoftimit të SPAK për hetimin e 55 denoncimeve nga subjektet politike për krime zgjedhore.
Kim shpreh mbështetjen për SPAK dhe thotë se duhet të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë penguar të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë.
”Më vjen mirë që shoh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
Very good to see SPAK’s announcement of investigations of electoral crimes. I understand Prosecutors will do same. Those who violate the law & obstruct citizens’ right to vote freely & in peace must be prosecuted. No one is above the law. https://t.co/RkjCeTFX2P
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 27, 2021