E enjte, 13 Gusht, 2020
34 C
Tirana

Xhon Velaskez, killeri kryesor i Eskobarit që ekzekutoi 250 njerëz. Organizoi 3000 vrasje

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

“Nuk ia uroj as armikut”, Veliaj flet për herë të parë pas shërimit nga virusi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është ritkthyer sot në zyrën e tij, pasi u shërua nga koronavirusi. Në një prononcim për News24, Veliaj...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

Xhon Velaskez vrau personalisht mbi 250 njerëz, organizoi vdekjen e më shumë se 3.000 të tjerëve, gjatë kohës që shërbente si killeri kryesor i baronit të drogës Pablo Eskobar gjatë viteve 1980. “Unë jam një vrasës profesionist, dhe vras ​​për para. Kam vrarë nga dashuria dhe respekti për Pablo Eskobarin”- u shpreh ai në dokumentarin e “Russia Today”, “Killeri i Eskobarit”.

Velaskez, i njohur më shumë si “Popeye” (Krahëhekuri), është shndërruar në një figurë të diskutueshme në Kolumbi, që nga lirimi i tij nga burgu në vitin 2014, pasi vuajti 22 vite për krimet e tij. Ai shihet nga disa si një hero. Në rrugë, njerëzit e përshëndesin, apo mbajnë radhë për të dalë një foto me të.

Dhe ai nuk ka ngurruar të përfitojë nga kjo famë, duke shkruar 2 libra, aktruar në një film aksion, ndërsa ka qenë protagonist i një tjetër filmi të prodhuar nga “Netflix”, bazuar mbi jetën e tij në burg. Ai është ndërkohë edhe një aktivist politik, përmes kanalit të tij në YouTube, ku kritikon vazhdimisht qeverinë kolumbiane, dhe mban fjalime kundër korrupsionit.

Megjithëse sot e pranon se ka bërë gabime, beson se me vitet e burgut ka paguar për krimet. Ai thotë se është tashmë një njeri i ndryshuar, dhe që emocionet më shumë nga shkrimi i librave, sesa nga vrasjet. Xhon Velaskez lindi 105 km në veri të Medelinit, në qytetin kolumbian Jarumai.

Kur ishte 12 vjeç, familja e tij u shpërngul në Itagui, një periferi e Medelinit, ku ai u bë thuajse menjëherë pjesë e bandave. Pasioni që kishte për armët zjarrit, e nxiti të bëhej për pak kohë polic, dhe të ndiqte një kurs në shkollën ku përgatiteshin marinsat. Kur ishte 18 vjeç, kreu vrasjen e tij të parë, një shofer autobusi në Medelin.

“Nëna e një miku të Pablo Eskobar, u rrëzua aksidentalisht nga autobuzi dhe vdiq. Shoferi nuk e ndihmoi. I biri donte të hakmerrej, ndaj kërkoi ndihmën e Eskobarit. Unë bëra disa kërkime, e gjeta atë djalin dhe e vrava. Nuk ndjeva kurrfarë keqardhje. Në atë moment, e kuptova se isha i prerë për t’u bërë një vrasës”.

Në fillim të viteve 1980, Eskobar nisi një luftë kundër shtetit kolumbian, për të parandaluar ekstradimin e trafikantëve të drogës në Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, Velaskez ishte bërë killeri më besnik i Eskobarit, dhe drejtonte operacione që përfshinin vrasjet me porosi, vënien e bombave në makina dhe rrëmbimet.

“Eskobar i armatosi të gjithë në Medelin. Ne do të vrisnim secili 5, 6 madje edhe 12 persona në ditë. Mes tyre kishte policë, gjyqtarë, kandidatë për president, rivalë në trafikun e drogës, apo qytetarë të thjeshtë. Filluam të përdorim autobombat për të vrarë ministrat e qeverisë, gazetarët dhe gjykatësit. Rrëmbenim politikanë, në mënyrë që ata të detyroheshin të ndryshonin kushtetutën, dhe të ndalonin ekstradimin e trafikantëve kolumbianëve”- kujton Velaskez .

Kështu ai organizoi rrëmbimin e Prokurorit të Përgjithshëm Karlos Hojos, kryebashkiakut Andres Arango, që në vitin 1998 do të bëhej president i vendit. Megjithë terrorin, kandidati presidencial Luis Galan, u tregua i palëkundur në mbështetjen e tij ndaj ekstradimit të trafikantëve kolumbianë në SHBA.

Për këtë arsye, u vra në një atentat në vitin 1989. “Në atë kohë ndjeva kënaqësi kur vrava Galan”- i tha Velaskez gazetares meksikan Adela Misha në një intervistë ekskluzive 2-orëshe në vitin 2015. “Sot e kuptoj se ishte një gabim i tmerrshëm”- theksoi ai. Çesar Gaviria zuri vendin e Galan, dhe menjëherë u vu në shënjestër të njerëzve të Eskobarit.

Më 27 nëntor 1989, ata vendosën një bombë avionin civil “Avianca 203”, ku mendohej se ndodhej Gaviria. Por informacioni nuk ishte i saktë, dhe 107 pasagjerë vdiqën kur avioni shpërtheu në ajër. Disa besojnë se sulmin e organizoi Xhon Velaskez, por ai e mohon këtë akuzë, teksa akuzon Karlos Urkijon, një tjetër killer i pamëshirshëm i Eskobarit, si dhe DAS-in (policinë sekrete kolumbiane).

Velaskez ndoqi vërbërisht urdhrat e Eskobarit. Ai madje vrau ish-të dashurën e Eskobarit, Uendi Gil, për shkak se ajo u bë një informatore e policisë. Dhe të mendosh që në kohën e vrasjes, ajo ishte gjithashtu edhe e dashura e Velaskezit, të cilën ai e quan ende sot “dashuria e jetës sime”.

Velaskez thoshte se Eskobari këmbëngulte, që askush nga kundërshtarët të mos vritej në sy të fëmijëve. Megjithatë, shumë fëmijë gjetën vdekjen nga bombat e vendosura nëpër makina. Policia e vuajti shumë brutalitetin e kartelit Medelin. Eskobar urdhëroi killerat e tij të vrisnin pa dallim punonjësit e policisë. Sipas Velaskez, ata vranë 540 policë dhe plagosën 800 të tjerë. “Asnjë organizatë tjetër kriminale në botë, nuk është përballur me policinë në atë formë”- thotë Velaskez. Nga ana tjetër, policia vuri 2.7 miliardë pezos për atë që vriste Eskobarin, dhe nga 100 milionë pezos për secilin nga 4 killerat e tij kryesorë, përfshirë Velaskezin.

Në 1991, pati një armëpushim, dhe Eskobar ra dakord të shkonte në burg për 5 vjet, në këmbim të anulimit të traktati të ekstradimit me Shtetet e Bashkuara. Velaskez iu bashkua në burg, bashku me disa nga killerat e tjerë. Ata u burgosën në “La Catedral”, një burg luksoz, i ndërtuar sipas porosisë së baronit të drogës.

Por kur Eskobar nuk ndali porositjen e vrasjeve, qeveria kolumbiane vendosi ta transferonte brenda një burgu të vërtetë. Eskobari u arratis, bashkë me disa nga njerëzit e tij. Në tetorin e vitit 1992, pas vetëm 2 muajsh në arrati, Xhon Velaskez u dorëzua në polici. Ai nuk e pa më kurrë shefin e tij.

Në burg u përpoqën 7 herë që ta vrisnin me helm, plumba dhe thika të helmuara. Që kur u lirua nga burgu në vitin 2014, Velaskez është takuar me disa prej të plagosurve në atentatet e kryera prej tij, apo familjarëve të viktimave, duke iu kërkuar falje për dramat që u shkaktoi në jetët e tyre.

Por a ishte një ndjesë e sinqertë? A kishte ndryshuar si njeri? Jo tamam. Ai u zemërua shumë me një nga familjarët e viktimave, që nuk pranoi ta falë. Ndërkohë e bën të qartë:“Nëse dikush në shenjë hakmarrje, vret djalin tim, unë nuk do ta fal vrasësin. Do ta gjej dhe do ta vras!”./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rriten tensionet, anijet dhe avionët francezë pozicionohen në anën greke në Egje

Egjeu Lindor nuk po gjen qetësi dhe duket se situata është nxehur shumë gjatë orëve të fundit. Franca i është përgjigjur Turqisë duke dërguar në...

Erdogan: Do flas me Merkel për tensionet me Greqinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel, në...

Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka marrë sot mandatin për formimin e Qeverisë së re, pak kohë pasi koalicioni i udhëhequr nga ai doli...

“Djali e kaloi i pari, pastaj Ajola dhe unë!” Veliaj tregon si e mori virusin

Erion Veliaj ka folur sot për eksperiencën e tij në përballimin me virusin COVID-19, një ditë pasi doli negativ në tamponin e dytë. Në një...

Kamala Harris, gruaja që bëri histori në SHBA

Në zgjedhjen e Kamala Harris si zëvendësen e tij, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tregoi se është...