Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Përçarje serioze mes forcave serbe para zgjedhjeve në Kosovë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Përçarje serioze mes forcave serbe para zgjedhjeve në Kosovë

Zgjedhjet e tetorit mund të sjellin ndryshime tektonike në skenën politike në Kosovë, jo vetëm sa i takon subjekteve shqiptare por edhe serbe. Tri parti politike kanë krijur një koalicion, i cili mund të cënojë dominimin e Listës Serbe, e cila e ka mbështetjen e plotë të Beogradit. Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq i quan këto parti madje si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit mendon se “përfaqësusi monolit” i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.

Të gjithë të tjerët – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin „Sloboda” (“Liria”) – „nuk duan të punojnë për unitetin e korpusit nacional serb dhe në bashkëpunim me Beogradin zyrtar”, pohon partia SNS e Vuçiqit.

Vlerësimet e Beogradit për Listën Serbe janë shoqëruar gjithmonë para zgjedhjeve me kritika të ashpra ndaj kandidatëve dhe partive të tjera, deri tek frikësimi dhe presionet e mëdha ndaj zgjedhësve. Gjërat kanë arritur kulmin me vrasjen e dy kandidatëve për kryetar bashkie të Mitrovicës së Veriut: Dimitrije Janiqijeviq dhe Oliver Ivanoviq.

Në radhët e Listës Serbe është futur edhe partia e dikurshme e Ivanoviqit „Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), që do të thotë se ky subjekt i është bashkuar atyre që Ivanoviqin e kanë targetuar si “tradhtar” dhe “njeri të shqiptarëve”. Ndërkohë që nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raoiçiq kërkohet nga autoritetet e sigurisë, nën dyshimet për përzierje në vrasjen e Ivanoviqit.

„Mëkat i madh”, “turp” janë vetëm dy nga reagimet e shumta të serbëve të Kosovës, pas publikimit të lajmit se SDP e Ivanoviqit do t’i bashkohet tani Listës Serbe. Ndërsa presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesi i Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq thonë se liderja e tanishme e SDP Ksenija Bozhoviq, është një “grua serioze dhe inteligjente”, e cila është “përcaktuar për politikën shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës”.

Përçarjet

Por menjëherë pas lajmit për bashkimin me Listën Serbe, në SDP kanë filluar përçarjet. Dushan Milunoviq dhe Igor Rajçiq kanë akuzuar Ksenija Bozhoviqin për veprim të njëanshëm dhe kundër vullnetit të zgjedhësve të kësaj partie.

„Të gjithë jemi të shqetësur me vendimin e Ksenija Bozhoviqit“, thotë Milunoviq për DW. „Sa i përket anëtarëve të tjerë të SDP, ne po përpiqemi të mos i ngarkojmë ata. Duam që secili të vendosë sipas mendimit të tij, ndonëse shumica absolute mendon se nuk ka hapësirë për këtë lloj bashkëpunimi.“ SDP ka probleme të mëdha edhe me hierarki, sepse as dy vite pas vrasjes së Ivanoviqit, nuk është zgjedhur kryesia e re e partisë. Ndaj besohet se do të ketë përçarje edhe më serioze mes përfaqësuesve të kësaj partie për trashëgiminë e Ivanoviqit.

Aktualisht nuk dihet se kush është përfaqësuesi zyrtar i partisë. Bozhoviqi dhe Vuçiq thonë se shumica ka vendosur për bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa të tjerët pohojnë ndryshe. Aktualisht askush nuk është në gjendje të flasë me shifra të sakta se sa persona e kanë mbështetur bashkëpunimin e SDP me Listën Serbe.

Milunoviq pohon për DW se ai dhe Reljiq nuk do të bashkohen me Listën Serbe dhe do të vazhdojnë me përpjekjet për zbatimin e politikës së tyre në nivelin lokal. Ndërsa Ksenija Bozhoviq ende nuk është përgjigjur në kërkesat tona për bisedë.

Favoritët për zgjedhje

Zgjedhjet me 6 tetor do të mbahen pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës si i dyshuar në Gjykatën Speciale për krimet e UÇK. Shumë parti politike dhe subjekte nuk kanë qenë të përgatitura për këtë lajm dhe këto zgjedhje. Por shumë analistë mendojnë se mund të ketë edhe ndryshime në pushtet dhe se në qeveri mund të futen subjekte të tjera. Ka pasur shumë negociata edhe mes dy partive të mëdha – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, por ato nuk kanë mundur të dakordohen për një koalicion parazgjedhor. Koalicionet mes dy subjekteve të mëdha shqiptare mund të sjellin një shumicë të mjaftueshme, e cila nuk mund të kushtëzohet nga deputetët serbë.

Shumë analistë mendojnë se LDK dhe Vetëvendosja mund të bëjnë koalicion dhe se këto subjekte mund të krijojnë qeverinë e re, por kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve me 6 tetor. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë paraqitur 20 parti, katër koalicion dhe një kandidat i pavarur./ DW

Tags: forcat serbepercarjezgjedhjeve në Kosovë

TË LIDHURA

“Dua të martoj djalin tim me mbesën tënde, ose do të ekzekutoj”, vritet 46-vjeçari në Greqi
Kryesore

“Dua të martoj djalin tim me mbesën tënde, ose do të ekzekutoj”, vritet 46-vjeçari në Greqi

13:49 | 22/03/2023
Procesi gjyqësor kthehet në “vetëgjyqësi”, 30 persona sulmojnë me thikë dy të tjerë
Kryesore

Procesi gjyqësor kthehet në “vetëgjyqësi”, 30 persona sulmojnë me thikë dy të tjerë

11:51 | 22/03/2023
Tragjedia e përplasjes së trenave ‘shkundi’ politikën fqinje? Greqia merr vendimin drastik dhe shpall datën e zgjedhjeve
Kryesore

Tragjedia e përplasjes së trenave ‘shkundi’ politikën fqinje? Greqia merr vendimin drastik dhe shpall datën e zgjedhjeve

09:28 | 22/03/2023
Next Post
Tahiri: Nuk i meritojmë këto tmerre, politikanët të punojnë pa dallim për shqiptarët

“Habilajt kishin marrëdhënie speciale me Tahirin”, zbardhet dëshmia e polices

Caktohet data, ja kur fillon viti akademik 2019-2020

Caktohet data, ja kur fillon viti akademik 2019-2020

Bizneset në “kolaps”, lista e borxhlinjve në tatime u zgjerua me 27% këtë vit

Bizneset në “kolaps”, lista e borxhlinjve në tatime u zgjerua me 27% këtë vit

JU REKOMANDJOMË

“Nuk shpëton edhe po të futet në vrimën e miut”, Berisha paralajmëron Ramën

“Nuk shpëton edhe po të futet në vrimën e miut”, Berisha paralajmëron Ramën

4 vjet ago
Fotot më domethënëse të javës së parë të korrikut

Fotot më domethënëse të javës së parë të korrikut

6 vjet ago
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Sërish rritje e të infektuarve në vend, spitalet plot me pacientë

2 vjet ago
Refugjatët lejohen të zbarkojnë në Itali

Refugjatët lejohen të zbarkojnë në Itali

4 vjet ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com