Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Xhaferi, djali i tij dhe lufta për Kosovën

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Xhaferi, djali i tij dhe lufta për Kosovën

Nga Leonora Aliu/ Shumë fantazma bredhin mbi të gjithë ne. Ato nuk na trembin e nuk na bëjnë ndonjë dëm, por na shtyjnë të kuptojmë rëndësinë e të kaluarës për ndërtimin e të ardhmes sonë.

Ishte 30 prilli. Një ditë e rëndomtë pranverore me rreze dielli që herë zbuloheshin e herë mbuloheshin nga retë që të kujtonin kaosin përmes formave në ndryshim e sipër. Ishim në vaktin kur shkencëtarët krijojnë re artificiale, por retë e Polacit të Drenicës po e lëshonin një hije të rëndë gri tash, edhe më 2017. Atë ditë dukej se edhe qielli qante nga pikëllimi. E edhe Xhafer Veliu bashkë me të.

«Fshija ujin prej fytyrës», ishte lutja që Xhafer Veliu po ia bënte gruas së tij Kumries, ndërsa vështronte pikat e shiut që po pikonin në faqet e njoma të gravuara në mermerin e varrit të djalit të tij, Shyqriut. Ky i fundit kishte mbetur përjetësisht i ri, 13 vjeçar, që nga viti 1999. Atëkohë, Shyqriu ishte vrarë me dhjetëra fëmijë të tjerë në masakrat e Çikatovës së Vjetër në Drenicë.

Afër 200 njerëz, burra e fëmijë, ishin tubuar nga disa fshatra të Drenicës, për t’u pushkatuar nga Brigada 37 e motorizuar e gjeneralit të tmerrshëm me emrin, Lubisha Dikoviq. Pse? Sepse kishin qëlluar shqiptarë.

Xhafer Veliu ishte njëri ndër 32 burrat që ishin dërguar për pushkatim në një vend të kobshëm që quhej «Te Shavarinat» në Çikatovë të Vjetër. Të tjerët ishin bartur me kamionë si të ishin thjesht trupa, në drejtime të ndryshme, shumica prej tyre për të mbetur të zhdukur prej asaj dite. Ndërsa fëmijët ishin lënë te xhamia e Qirezit për të mos u parë kurrë më. Nga ai vend, Xhafer Veliu ishte ndarë për të fundit herë duke u vështruar me të birin e tij, Shyqriun.

Xhafer Veliu kishte arritur të shpëtonte nga pushkatimi, kur  bashkë me një vendas ishin turrur në mal duke ikur. Kishte mbetur vetëm me disa plagë në trup. Bajram Rexhepi, atëkohë mjek, më vonë kryeministër i Kosovës, ia kishte trajtuar plagët e plumbave që e kishin shpuar trupin e tij asokohe por kishte vuajtur nga plagë të shpirtit deri më 2018.

Çka po më shtyn që ta ndaj këtë rrëfim me lexuesit? Të afërmit e mi e dinë se ajo që kallëzonte Xhafer Veliu më 2017 e që e kishim incizuar me një ekip të Kosovo 2.0, më ka lënë përshtypje të thella, duke qenë një ndër të paktat nga shumë storje të realizuara që i nxjerr shpesh nga kujtesa për t’i ndarë me lexuesit e ndjekësit në rrjete sociale.  Ka një arsye.

Më datën 15 mars të këtij viti u bë një dekadë e plotë që e nisa punën si gazetare. Njerëzit shpesh më kanë pyetur se cila ishte storia e preferuar apo personazhi më mbresëlënës që e kam intervistuar. Gazetaria të jep mundësinë që të takosh shumë njerëz e edhe më shumë karaktere. Një tregim nuk është asnjëherë i plotë nëse nuk përcillen përjetimet e njerëzve për ato ngjarje. Nëse mbesin pa u rrëfyer këto përjetime, ato do të davariten në qiellin tonë dhe si fantazma do ta bëjnë namin. Imagjinoni sa shumë dhimbje të patreguara ka në vendin tonë.

Xhafer Veliu ka qenë personazhi që i ndrynte të gjitha ato që personalisht mendoj se janë elementet që e bëjnë të plotë një tregim: fakte, kujtime, rrëfim, emocion, histori – e mbi të gjitha, ndillte përjetim dhe afërsi. Xhafer Veliu, i vetmi dëshmitar i masakrës «Te Shavarinat», që jetoi 19 vjet rresht pas lufte, ka vdekur. Ai e pësoi nga një sëmundje e rëndë dhe nga plagët e luftës, pa u ftuar nga asnjë prokuror që të pyetej për humbjen e djalit të tij, Shyqriut 13 vjeçar, dhe as për krimet e tjera që i kishte parë me sytë e tij.

«Gjithë kam mendu që kam me gjetë të gjallë», na pati thënë derisa fliste për përpjekjen që ta gjente trupin e djalit të tij, që për 6 vjet ishte cilësuar si i zhdukur para se të gjendej mu në vendin ku ai kishte pritur pushkatimin e tij, në varrezën masive «Te Shavarinat» në Çikatovën e Drenicës. Xhafer Veliu e dinte se nuk e kishte larg vdekjen, dhe në takimin e fundit më tha: «Tash shkoj i qetë, se dikush e dëgjoi rrëfimin tim». Por, këto mendoj se ishin më shumë si fjalë ngushëllimi për mua dhe ekipin që ishim kapluar nga heshtja.

Xhafer Veliu kërkonte drejtësi! Për zhdukjen dhe vrasjen e djalit, për zhdukjet dhe vrasjet e shumë fëmijëve tjerë në masakrat e Drenicës.

Atë s’e ndihmonin lulet apo fjalimet patetike në rrjete sociale të politikanëve të korruptuar. Po këta politikanë e kanë harruar ose shpërfillur dhimbjen e madhe të njerëzve, aq sa as nuk e përmendën në dialogun me pasardhësit e regjimit vrasës të Millosheviqit. Sot, 20 vjet pas, rrëfimi i Xhafer Veliut për përjetimet e tij, si një ndër mijëra sosh që gjenden në familjet kosovare, nuk duhet të jetë veç sa për të shpaluar kujtime e kuruar dhimbje, por edhe për ta shtyrë përpara kërkesën për drejtësi. Drejtësisë për Shyqriun, për Ferdonije Qerkezin dhe simotrat e saj, për gratë e Krushës, fëmijët e Mejës, për Kosovën!

Këto rrëfime po shtypen dita ditës, po mbyllen veshët para dhimbjes së tyre, dhe këto janë veç shenja të karakterit apatik kolektiv. Ne po shtypim dhimbjen e njerëzve!

Tags: DjaliKosovënluftaXhaferi

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Parkoi para Teatrit, ja shënimi ‘pikant’ që i lënë në makinë Gaz Pajës (Foto)

Parkoi para Teatrit, ja shënimi ‘pikant’ që i lënë në makinë Gaz Pajës (Foto)

Vrasja e shqiptarit në burg, Demokracia e Re sulmon qeverinë greke: Turp!

Vrasja e shqiptarit në burg, Demokracia e Re sulmon qeverinë greke: Turp!

“Pasi ta qëllosh, merri makinën”/ Arrestohet maturanti që do të kryente vrasjen me pagesë

“Pasi ta qëllosh, merri makinën”/ Arrestohet maturanti që do të kryente vrasjen me pagesë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

by mirseda
17:07 | 18/04/2026
0

Banorët e fshatrave të thella malore Gostomickë dhe Vërçisht në Përmet kanë mbetur të izoluar prej muajsh...

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com