Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Showbizz

Luana Vjollca thumbon ish-partnerin? Provokon moderatorja: Njëherë të më provosh…

7 muaj ago
in Showbizz, Të Gjitha
Luana Vjollca thumbon ish-partnerin? Provokon moderatorja: Njëherë të më provosh…

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, teksa ka hapur mbrëmjen e djeshme prime-n e Ferma VIP, ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka trazuar rrjetin për mesazhin që ajo ka dashur të transmetojë.

Teksa i është referuar vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana është shprehur: “Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh.

Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në studio dhe duartrokitje, me Luanën e cila një moment ndjeu nevojën e t’u shpjeguarit se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”

“Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër,” u shpreh ajo.

Deklarata e plotë e moderatores:
Meqenëse fola për lulet dhe se veten dhe vajzat e tjera i krahasoj me një lule, më lejoni t’ju them diçka për veten. Mua njëherë të më provosh gjithë jetën do më kërkosh. E kam fjalën për mua si moderator, se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër.

Kujtojmë që vetëm disa muaj më parë lajmi se Luana ishte ndarë nga i dashuri i saj biznesmen mori dhenë. Këtë e konfirmoi edhe vetë moderatorja teksa publikoi një këngë të cilën ja dedikonte dashurisë së saj të lënë në mes.
Edhe pse nuk dihet kush i dha fund romancës së tyre, aludohet se kjo deklaratë e saj mund të ketë qenë një thumb për ish partnerin.

Kujtojmë që pas lajmit për ndarjen nga i dashuri, Luana iu rikthye muzikës me këngë të reja. Dhe po të në njëjtën kohë, ajo vendosi të rikthehej edhe në skenë, këtë herë në netët e muzikës, ku kryesisht ka qenë në kryeqytet.
Ndoshta mes Luanës dhe Krenarit nuk ka një ndarje, por një kontratë biznesi për të rritur jo vetëm audiencën, por edhe të ardhurat. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.

Pas ndarjes së përfolur me Luana Vjollcën, Krenar Çoçaj ka zgjedhur të bëjë një hap të papritur duke e bërë publik profilin e tij në Instagram, një veprim që ka ngjallur kureshtjen dhe interesin e mijëra ndjekësve brenda natës, duke marrë rreth 30 mijë ndjekës. Megjithëse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimeve dhe vëmendjes mediatike, Krenari dhe Luana nuk kanë bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e tyre romantik. Ajo që bie në sy në llogarinë e tij publike tashmë janë disa video ku dëgjohet qartë zëri i Luanës. Në këto video, Luana shihet duke qeshur dhe biseduar, ndërsa në disa prej tyre, ajo është me familjarët e Krenarit, duke treguar për natyrën serioze të lidhjes së tyre që tashmë ka marrë fund.

Përkundër ndarjes, Krenari duket se nuk e ka fshirë plotësisht Luanën nga jeta e tij, duke lënë këto momente të ndara të qëndrojnë në profilin e tij publik, një veprim që ka ngritur shumë pyetje për arsyet e këtij vendimi. Që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën

Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit.

Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28- vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën. Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre.

Edhe 3 vite më parë, gjithçka dukej gati që dyshja t’i jepte fund beqarisë në një festë private tek Gjiri i Lalzit. Por teksa dasma organizohej, diçka ka ndodhur dhe dyshja sërish është ndarë. Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Një gjest ky i bërë disa herë prej dyshes, duke shtyrë shumë të mendojnë se në fakt, gjithçka është një lojë për publikun sesa një krizë që çifti po kalon.

TË LIDHURA

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?
Showbizz

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja
Showbizz

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

18:18 | 07/11/2025
Next Post
Rreth 1 milion të dëbuar, sot 26 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Rreth 1 milion të dëbuar, sot 26 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Qëllohet me armë zjarri një person në Pluk të Lushnjes

Qëllohet me armë zjarri një person në Pluk të Lushnjes

Meloni viziton Shtëpinë e Bardhë, pritet të takohet me Presidentin Trump

Meloni viziton Shtëpinë e Bardhë, pritet të takohet me Presidentin Trump







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit
Politikë

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

by mirseda
14:39 | 10/11/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Vijon..

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 | 10/11/2025
AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

14:06 | 10/11/2025
Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

12:50 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

12:47 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com