Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vuçiç: Vazhdimi i dialogut me Kosovën, çështje ditësh

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë brenda një afati të shkurtër kohor, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke konfirmuar se Serbia do t’i përgjigjet ftesës së Bashkimit Evropian. Sipas tij, vazhdimi i dialogut “është çështje ditësh e jo javësh”.

Deklarimi i Vuçiçit para mediave u bë të premten (4 qershor) një ditë pasi ai u takua me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Vuçiç shtoi se gjatë bisedës me Palmer dhe Lajçak, ai e ka përsëritur qëndrimin se, Serbia nuk është në favor të një konflikti të ngrirë.

Qëndrimi i dy diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, gjatë kësaj jave, kishte për qëllim përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Më herët ishte paralajmëruar se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet gjatë muajit qershor, por një datë nuk është dhënë. Vuçiç tha se ai ka biseduar me Palmerin dhe Lajçakun për temat e dialogut.

“Serbia është e gatshme të zhvillojë dialog për çështjen e personave të zhdukur”, tha Vuçiq duke përmendur gërmimet që janë bërë ditë më parë në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë nga ana e komisioneve për të pagjeturit nga Serbia dhe Kosova me mbështetjen e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe EULEX-it.

Vuçiq tha se Serbia ka informacione për vendet ku janë varrosur ushtarët dhe civilët serbë në Kosovë. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011. Përmes tij synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve./REL/

Tags: Aleksandër VuçiçDialoguKosovë-Serbi

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

 Achraf Hakimi i vendosur të largohet nga Interi, sytë nga Parisi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Vrasjet në vend/ Meta: Policia e paaftë, të largohen punonjësit e korruptuar

Dikush duhet t’ia tregojë Lulzim Bashës pse 2021 nuk është 1991







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

by mirseda
12:18 | 06/06/2026
0

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës...

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com