E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Dikush duhet t’ia tregojë Lulzim Bashës pse 2021 nuk është 1991

Nga: Alfred Peza

Lulzim Basha ka qenë një gjimnazist 16-17 vjeçar, atëherë kur në Shqipëri, u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste pas 45 vitesh diktaturë komuniste. Ishte marsi i vitit 1991 dhe kishin kaluar vetëm 3-4 muaj nga protestat në Qytetin Studenti në Tiranë, të cilat sollën më pas si uragan ndryshimin e sistemit që nisi përmes lejimit të pluralizmit politik. PPSH i fitoi ato zgjedhje, por pas një viti PD e Sali Berishës dhe partitë e tjera të reja antikomuniste, triumfuan duke ardhur në pushtet.

Çuditërisht plot tri dekada pas kësaj, Lulzim Basha po këndon si refren në turin aktual për tu rizgjedhur në krye të PD, një këngë që duket se ai nuk ia di fare as tekstin e as muzikën. Nuk është se nuk e ka bërë këtë gjë edhe më parë, por këtë radhë po stonon edhe më shumë se kur këndonte zëngjirur në shkallët e SHQUP, Himnin e Flamurit. Mirë që nuk mori asnjë përgjegjësi përpara demokratëve, pasi i la për herë të parë në historinë e PD plot 12 vjet me radhë në opozitë, por të paktën nuk ka pse i tall kaq keq!

Me lehtësinë me të cilën gënjen kur e pyet edhe për orën, Lulzim Basha po e krahason këto ditë situatën politike të 1991, me aktualen e 2021. Nuk e ka thënë këtë gjë një herë, as dy, sepse do ta konsideronim lapsus. Por ashtu si gjeli e këndon në mëngjes me sytë mbyllur, këngën që e ka mësuar përmendësh, edhe ai ka nisur ta përsërisi atë në çdo qytet të Shqipërisë. Duke dashur kësisoj, që ti thotë demokratëve se ashtu si edhe atëherë, edhe tani PD do rikthehet në pushtet pas një viti.

Dikush duhet ti thotë Lulzim Bashës se kjo gënjeshtër nuk pi ujë, sepse:

E para, plot 30 vjet më parë Shqipëria u bë guri i fundit i dominosë, së një zhvillimi historik të përbotshëm, që çoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe fillimin e një epoke të re postideologjike. Kishte rënë Muri i Berlinit e bashkë me të, nisi rënia një e nga një e të gjitha regjimeve komuniste, në ish Lindjen komuniste. Një proces që çoi në shpërbërjen e BRSS dhe Jugosllavisë, ndarjen e Çekosllovakisë dhe bashkimin e dy Gjermanive.

E dyta, “era e ndryshimeve” që përfshiu Europën Lindore, herët ose vonë do kalonte edhe në Shqipëri, duke fshirë me fshesë të hekurt gjithë kastën e vjetër komuniste që kishte mbajtur vendin në izolim total dhe në mjerim të plotë.

Lexo edhe :   Zgjedhjet në PD/ Basha: T'i japim një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi

E treta, partitë e reja politike që lindën pas 8 dhjetorit 1990, ishin jo vetëm të reja e pa përvojë për tu ndeshur me një parti shtet, pas vetëm 3-4 muaj të lejimit të pluralizëm, por edhe në mungesë të plotë të disidencës reale politike dhe traditës demokratike.

E katërta, Lulzim Basha thotë se edhe në vitin 1991 PD, ashtu si edhe sot, nuk kishte asnjë pushtet por kjo nuk e pengoi që pas një viti të fitonte zgjedhjet. Po si mund të kishte pushtet një parti që lindi pas 45 vitesh komunizëm dhe që kishte vetëm pak javë jetë? Ndërsa tani PD nuk ka asnjë pushtet, për herë të parë pas 30 vjetësh pluralizëm, për faj të tij sepse dogji me koshiencë mandatet e deputetëve të opozitës, doli nga Parlamenti dhe bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019.

Lexo edhe :   Zgjedhjet në PD/ Basha: T'i japim një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi

E fundit, nga viti 1991 e deri më 1992, për shkak të një fryme të jashtëzakonshme të protestave mbarë popullore kudo nëpër Shqipëri që buronte nga liria e sapo fituar, ndryshimi i regjimit ashtu si kudo tjetër në ish vendet komuniste, ishte i pashmangshëm.

Ndaj të krahasosh 1991 me 2021, është të krahasosh të pakrahasueshmet. Të krahasosh natën, me ditën. Errësirën, me dritën. Të zezën, me të bardhën. Të shkuarën, me të ardhmen.

Por Lulzim Basha nuk e ka fare problem këtë, sepse ka bërë gjëra të tjera, edhe më të rënda sesa kaq përgjatë jetës së tij politike. Ndaj edhe nën drejtimin e tij si PD ashtu edhe opozita shqiptare, po shkojnë me sukses të plotë, nga humbja në humbje.

Ajo që të vjen keq në këtë histori, nuk është se Lulzim Basha nuk kupton asgjë, por se përse ata që ia kanë servirur këtë tezë tallen kaq keq me të. Shenjë e sigurtë se ai jo vetëm që nuk e ka lexuar siç duhet mesazhin që shqiptarët i dhanë më votë më 25 prill, por as që ka ndërmend që ta lexojë ndonjëherë atë. Ndaj më këtë mendje, jo vetëm pas një viti por as pas një mandati tjetër, Lulzim Basha nuk ka për ta rikthyer dot PD dhe opozitën në pushtet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...