Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç thotë se nderon çdo viktimë, por nuk deklarohet për shqiptarët e vrarë në Batajnicë

11:06 | 09/10/2020
in Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç thotë se nderon çdo viktimë, por nuk deklarohet për shqiptarët e vrarë në Batajnicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të enjten se në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e shoqërisë civile më 3 tetor në Beograd, ai i nderoi viktimat shqiptare të luftës së viteve 1990.

“Unë do të ngrihem për çdo serb, për çdo shqiptar, për të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë kurrë një luftë tjetër,” tha Vuçiç në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Radios Evropa e Lirë pas një takimi me Komisionarin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Beograd.

Vuçiç deklaroi se gjatë takimit me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, një nga pjesëmarrësit kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ngrihen dhe të nderojnë për shqiptarët e vrarë.

“Nuk do të them nëse ishin trika apo jo, nuk më intereson, gjithmonë do të ngrihem. Mendoj se mirësjellja elementare ia dikton këtë çdo njeriu. Fakti që disa njerëz nuk kanë moral, dhe dalin me gjëra për të cilat është rënë dakord të mos dalin në publik, kjo flet për moralin e tyre ”, shtoi Vuçiç.

Presidenti i Serbisë nuk u përgjigj në pyetjen e REL-it nëse ai do të nderonte shqiptarët e vrarë të Kosovës në vendin e varrezës masive në Batajnicë, afër Beogradit, ku u gjetën mbetjet e tyre.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), ia drejtoi kërkesën presidentit serb për t’i nderuar më shumë se 700 viktima shqiptare në Batajnicë afër Beogradit pas publikimit të informacioneve se ai, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, më 3 tetor në Beograd në një takim të mbyllur, me një minutë heshtje i nderoi viktimat shqiptare, të cilat ishin të varrosura në varrezën masive në Batajnicë.

Ky ishte një takim me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për BE-në, një grup i organizatave joqeveritare që monitoron procesin e pranimit të Serbisë, i cili u mbajt nën rregullat e “Chatham House”, që do të thotë se pjesëmarrësit mund të zbulojnë informacione, të cilat i kanë marrë, por nuk duhet ta zbulojnë identitetin e folësit.

Në vitin 2001, 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës që u vranë nga forcat serbe, u zhvarrosën në Batajnicë, rreth njëzet kilometra nga qendra e Beogradit.

Mbetjet e tyre ishin transportuar nga Kosova në poligonin e njësisë Speciale Antiterroriste në Batajnicë më 1999 dhe ishin varrosur në një varrezë masive. Bëhet fjalë për njërën nga varrezat masive më të mëdha të gjetura në ish-Jugosllavi./REL/

Tags: Aleksandër Vuçiçkosovelufteserbiviktime

TË LIDHURA

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

15:49 | 17/08/2022
Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale
Editorial - Opinione

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog
Rajoni

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Next Post
Thumbi i radhës nga Rama: Mirë që nuk kemi spitalet që na la PD-ja

Rama i përgjigjet Metës: Po 'shkallon' çdo ditë me fjalime qesharake

Tre javë pas infektimit, Voltana Ademi kollitet disa herë në mbledhjen e Prefekturës

Tre javë pas infektimit, Voltana Ademi kollitet disa herë në mbledhjen e Prefekturës

Vendi në luftë me COVID-19, Basha bën lëvizjen strategjike

Kanidatët e PD për Tiranën, në listë edhe aktori Robert Budina

JU REKOMANDJOMË

Ambasadori i SHBA në 2009: Basha liroi kriminelin e Elbasanit. Publikohet shkresa

Largimi i Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i Bashës: I vetmi ministër i Brendshëm që…

4 vjet ago
Azilkërkuesit/ Kush dëbohet nga Gjermania dhe kur?

Azilkërkuesit/ Kush dëbohet nga Gjermania dhe kur?

4 vjet ago
Pluhur i bardhë në zarf, gruaja e djalit të Trump përfundon në spital

Pluhur i bardhë në zarf, gruaja e djalit të Trump përfundon në spital

5 vjet ago
Alesia niset drejt Turqisë, Hajdari njofton një tjetër surprizë për vogëlushen

Alesia niset drejt Turqisë, Hajdari njofton një tjetër surprizë për vogëlushen

2 vjet ago




TË FUNDIT

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

by Mar Si
15:49 | 17/08/2022
0

Në Kosovë do të vazhdojnë me reduktime të energjisë elektrike, derisa të stabilizohet situata. Me anë të...

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

14:58 | 17/08/2022
‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

14:34 | 17/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com