E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

Vuçiç: Rama ka treguar kurajë të rrallë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk e përjashton mundësinë që nisma rajonale e “Mini-Shengenit” të bie pre e presionit të jashtëm.

Përgjatë një interviste për televizionin serb “O2”, ai tha se qarqet europiane janë hezituese ndaj projektit më të ri ballkanik.

“Atyre nuk u pëlqen që Ballkani po sheh punën e vet, e kanë të vështirë kur nuk vendosin dot për ne. Por nga ana tjetër as nuk mund ta kundërshtojnë drejtpërdrejt sepse iniciativa është pjesë e katër lirive dhe vlerave që përbëjnë Bashkimin Europian dhe që janë e drejta e lëvizjes së lirë të njerëzve, e kapitalit, e shërbimeve dhe e produkteve”, deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, sapo të gjitha vendet e rajonit të ndërgjegjësohen për nismën, përfitimet do të jenë të padiskutueshme dhe miliarda dollarëshe.

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”, shtoi Vuçiç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...

COVAX do të shpërndajë 237 milion doza vaksinash në 142 shtete

Përfaqësues të programit të ndarjes së vaksinave COVAX thanë të martën se do të shpërndajnë 237 milion doza të AstraZeneca në 142 vende deri...

Lajçak nga Prishtina: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë së re

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e...

Koncesioni 100 mln euro për karburantet, PD dorëzon padi në SPAK

Përfaqësuesit e PD, Agron Shehaj dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata dorëzuan në SPAK padinë për koncesionine ri të qeverisë Rama në fushën...