Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç paralajmëron se nëse Kosova nuk heq taksën ndaj mallrave serbe, atëherë Serbia nuk do marrë pjesë në dialog, ndërsa shton se serbët nuk janë janë budallenj dhe nuk do lejojnë të poshtërohen.
Sipas Vuçiç, Kosova duhet të kërkojë falje edhe për dëmin e shkaktuar ndaj Serbisë.
“Nuk ka vazhdim të dialogu pa e hequr taksën.
Ne nuk jemi budallenj dhe nuk do të lejojmë të poshtërohemi dhe mashtrohemi. Së pari kërkim falja, pastaj e shohim se sa keni borxh për këtë provokim”, është shprehur Vuçiç.
Sa i përket vendimit të opozitës serbe, e cila nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhjet 19 majit në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës, ai tha se me këtë veprim ata e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës.