Rajoni

Ndërron jetë politikani dhe akademiku shqiptar

               Publikuar në : 14:40 - 13/04/19 Enno

Kryetari i komunës së Tetovës dhe ambasadori i Maqedonisë në Zvicër, Alajdin Demiri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje.

Në vitin 1997, kur ishte kryetar i komunës së Tetovës, Demiri ngriti flamurin kombëtar para komunës, akt për të cilin u dënua me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit.

Ka punuar si gazetar në redaksinë e gjuhës shqipe në Radio Televizionin e Maqedonisë, ndërsa ka qenë dhe profesor në shkollë të mesme si dhe i punësuar në bibliotekën e qytetit.

Në vitin 1995 kyçet në politikë, në Partinë për Prosperitet Demokratik ndërsa në vitin 1997 si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare zgjidhet kryetar i Komunës së Tetovës.

Në periudhën 2000-2002, ishte ambasador i Republikës së Maqedonisë në Zvicër.

Gjatë viteve të fundit ishte aktiv si analist politik, duke analizuar zhvillimet politike në vend.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT