E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

“Vuajti më shumë se 6 orë”/ Rezultatet e autopsisë, ja nga çfarë vdiq Maradona

Maradona nuk ka ndërruar jetë menjëherë, por pas 6 deri në 8 orë vuajtjesh. Ky është përfundimi i ekspertizës bërë pas vdekjes. Mediat argjentinase kanë zbuluar detajet e autopsisë së trupit të Diego Maradonës, para se të ndërronte jetë.

Po kështu në organizëm nuk janë gjetur gjurmë alkooli apo edhe drogë, por vetëm ilaçe të ndryshme, duke ditur se vetëm pak kohë më parë ai u bë operacion.

Megjithatë ka ende pretendime, se legjendës argjentinase Diego Armando Maradona i jepeshin ilaçe, por jo ato për të cilat ai kishte nevojë. Autopsia përcaktoi se Maradona ndërroi jetë nga problemet me mushkërinë dhe zemrën.

Diego Maradona, një nga figurat kryesore të futbollit, ndërroi jetë në datën 25 nëntor, si pasojë e një arresti kardiak. Ai mbylli sytë në moshën 60-vjeçare pas një arresti kardiak dhe ka pikëlluar familjarët e tij dhe fansat në të gjithë botën.

Ylli i pazëvendësueshëm i futbollit ka folur më herët për problemet me lëndët narkotike dhe alkoolin, gjë që është e njohur edhe publikisht. Dhe në intervistën e fundit, ai tregoi se shumë herë pyeste veten nëse njerëzit e duan më, edhe pas kaq shumë problemeve që kishte hapur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka kalaur për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.  Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit në këtë...

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga: Kreshnik Spahiu Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por...

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...