E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Mesha për Krishtlindje/ Imzot George Frendo: Do zhvillohet në orën 18:00

Me ardhjen e fundvitit, besimtarët katolikë dhe ortodoksë po bëhen gati edhe për të festuar Krishtlindjet. Si çdo vit, një ditë para lindjes së Krishtit në orën 20:00 mbahet edhe mesha e Krishtlindjeve. Po ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit për shkak të masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, mesha do të mbahet në orën 18:00 të ditës së enjte. Këtë vendim e bëri të ditur imzot George Frendo një ditë pasi kishat kanë njoftuar besimtarët për ndërrimin e orarit.

“Jo se kanë penguar kremtimin e Krishtlindjes, por ne të dielën në të gjitha kishat në të gjithë Shqipërinë, kemi njoftuar besimtarët tanë që mesha e Krishtlindjes do të kremtohet në orën 8 të darkës. Zakonisht, ku gama e ministrisë dalin me udhëzime të reja, zakonisht ditën e premte ose të shtunën thonë do të bëhen kufizime të reja, që nga dita e hënë. Këtë herë një ditë pasi kishin njoftuar që mesha e Krishtlindjes do të bëhet në orën 8 të darkës, ka dalë ky urdhër që në 8:30 fillon mbyllja. Pastaj ishim të detyruar që të njoftojmë besimtarët, se nuk do të bëhet në orën 8 por në orën 6 ose 6 e gjysmë. Tani të gjithë e dimë  që ne katolikët kemi kremtuar Krishtlindjen në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit. Për këtë arsye ne vërtet jemi ndjerë më shumë të hidhëruar, për këtë fakt vetëm dy ditë, apo 3 ditë para festës së Krishtlindjes dhe një ditë pas njoftimit njerëzit tanë që kremtimi do të bëhet në orën 8 ka dalë ky urdhër. Ishte për këtë arsye që unë kam bërë atë letër”, u shpreh imzot Frendo për “Euronews Albania”.

Sa i përket reagimit se ky ishte një vendim diskriminues nga ana e qeverisë, ai gjithashtu tha se në përgjigjen e marrë nga ministria, ata nuk e dinin që kremtimi bëhej më datë 24 dhe në atë orar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...