E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

‘Bujar Qamili është si kokrra e mollës’, miku i tij tregon si qëndron e vërteta

Pak orë më parë qarkulloi një lajm se këngëtari Bujar Qamili ishte infektuar me koronavirus, dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai ishte transportuar për në Spitalin Infektiv. Madje këto burime shkonin edhe më tej me dashakeqësi, ku thonin se mjeshtri i madh i këngës popullore, Bujar Qamili është transportuar në Itali, për të marrë mjekim më të specializuar.

Por në fakt, të gjitha kanë qenë lajme aspak të vërteta pasi Bujar Qamili nuk është infektuar. Miku i tij Ramazan Çeka zbuloi se këngëtari ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë.

“Abcnews.al” ka kontaktuar me një nga miqtë e tij, Ramazan Çeka, i njohur për tekstet e disa këngëve. Çeka u shpreh se Bujar Qamili rreth një muaj më parë iku në Itali, për të rinovuar dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje ka pasur një krizë në veshka. Por pas kurimit ndodhet në gjendje shumë të mirë.

“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, mashtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë. Është si kokrra e mollës.

Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë”, tha Çeka, i irrituar nga lajmet që po qarkullojnë.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...