Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vr*u të dashurën gjatë pushimeve: Ngatërruam rrugën për faj të saj!

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vr*u të dashurën gjatë pushimeve: Ngatërruam rrugën për faj të saj!

Një 30-vjeçar vrau partneren e tij 26-vjeçare gjatë pushimeve në Greqi, pasi ajo kishte ngatërruar rrugën. Kaq kishte mjaftuar që të nxeheshin gjakrat, dhe të ndodhte edhe ngjarja fatale. Vrasësi e ka pranuar se ka kryer krimin, teksa ka thënë para policisë se e vrau partneren e tij për shkak se ngatërruan rrugën për në destinacionin ku ishin nisur.

Mediat greke shkruajnë se çifti kishte marrë rrugën për në një vend tjetër në ishullin Folegandros, por ishin ngatërruar. Sherri mori përmasa tragjike pasi 26-vjeçarja Garyfallia u shty nga i dashuri vrasës në një greminë, dhe përfundoi në det duke ndërruar jetë. Gjatë rrëfimit 30-vjeçari deklaroi se ai ndaloi pa dashje buzë shkëmbinjve, dhe në atë moment ajo doli nga makina e trembur. Kur policia e pyeti pse e shtyu vajzën, ai u shpreh se ndodhi në gjaknxehtësi e sipër dhe se nuk kishte ndërmend ta vriste atë.

Rezultatet e autopsisë

Të dielën pasdite dolën edhe rezultatet e autopsisë, për shkakun e vdekjes së të resë. Ajo kishte qenë gjallë deri në momentin kur ai e shtyu në det. Vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mbytjes, ndërsa plagët u shkaktuan nga përplasja në shkëmbinj.

Dyshimet janë se vrasësi ka qenë duke parë mesazhet e saj në telefon

Kriminologu i njohur grek Alexis Kougias, ka hedhur dritë mbi detaje të reja në lidhje me vrasjen e 26-vjeçares Garyfallia, nga i dashuri i saj teksa ndodheshin me pushime. Dyshimet janë se vrasësi ka qenë duke parë mesazhet e saj në telefon.

“Siç e dini, jemi ende në fazën paragjyqësore e cila është sekrete dhe asgjë nuk është bërë publike. Sapo çështja të përfundojë, dosja do i dërgohet prokurorit të Naxos. Ai do të përpunojë të dhënat”, deklaroi ai.

Të rinjtë nuk kishin një marrëdhënie serioze

Të rinjtë kishin rreth një vit që njiheshin, dhe nuk kishin ende një marrëdhënie serioze. Prindërit e vajzës e dinin që e bija shoqërohej me një person, por ende nuk e kishin takuar atë. Kohët e fundit, ajo i kishte thënë të ëmës se 30-vjeçari po i monitoronte mesazhet.

30-vjeçari pranon krimin

30-vjeçari pranoi krimin duke deklaruar se e shtyu të dashurën në shkëmbinj, pas një sherri që kishin pasur pasi humbën rrugën për në vendin ku ishin nisur. Ai u shpreh se zbriti poshtë, dhe kur e pa pa shenja jete u largua menjëherë. Vrasësi u transferua nga Folegandros në Naxos me anije të portit, dhe u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë të ishullit, ndërsa më pas në Prokurorinë e Naxos.

Familjarët i japin lamtumirën e fundit

Familjarët dhe miqtë pritet t’i japin lamtumirën e fundit të resë. Askush nuk mund të besojë në lagjen Garyfallia në Korint se vajza fatkeqe humbi jetën kaq padrejtësisht gjatë pushimeve, nga duart e partnerit të saj në Folegandros.

Të gjithë në lagjen e saj janë të shokuar. “Është për të ardhur keq që një vajzë kaq e re, u largua kaq padrejtësisht. Ajo ishte aq vajzë e mirë. Nuk mund ta besoj”, tha një fqinje që e ka njohur që kur ishte e vogël. “Pse e bëri atë? “Pse e vrau?”, tha një tjetër fqinj.

Babai i Garyfallia ka thënë se e bija lexonte gjithë kohën, dhe se ishte për të parën herë për pushime. “Një vajzë që lexoi për një jetë dhe nuk bëri asgjë tjetër dhe shkoi me pushime për herë të parë në jetën e saj”, është shprehur ai.

Nga ana e saj, nëna e Garyfallia, Aleka Psarakou, kërkon që të respektohet dhimbja e familjes. Mes lotësh, ajo u shpreh se në rolin e nënës nuk mund ta drejtojë gishtin nga nëna e autorit, pasi askush nuk do donte që fëmija i saj të arrinte në atë pikë.

“Ka njerëz të tillë që unë mund t’i quaj frikacakë dhe endacakë vetëm kur marrin një vajzë me pushime dhe në vend që ta mbrojnë, ata sillen ashtu”, deklaroi ajo duke iu referuar vrasësit të së bijës./TIRANA TODAY

Tags: Alexis KougiasFolegandrosGaryfallia

TË LIDHURA

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq
Aktualitet

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq

19:12 | 08/07/2025
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

19:03 | 08/07/2025
Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë
Aktualitet

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

18:36 | 08/07/2025
Next Post

Degradon sherri brenda familjes, 32-vjeçari plagos vëllanë për pronën

Mbyllen një pjesë e bizneseve në Lungomare, çfarë ndodhi në 3 të mëngjesit

Mbyllen një pjesë e bizneseve në Lungomare, çfarë ndodhi në 3 të mëngjesit

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 19 korrik 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 19 korrik 2021

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com