Islam Mylkaj është dënuar me 30 vite burg, për vrasjen e shokut të tij. Mylkaj vrau Haki Baçinozin më 16 mars 2019, tek Kodrat e Liqenit. Ai është shfaqur i penduar në gjykatë. Mylkaj vrau shokun e tij për një shumë prej 45 mijë euro, që viktima ia kishte borxh.
Baçinozi ishte duke shëtitur me djalin e tij, kur u qëllua me armë nga një person, i cili pavarësisht errësirës, u arrit të identifikohej nga djali i viktimës, pasi njihej me babain e tij të ndjerë. Islam Mylkaj u largua nga vendi i ngjarjes me një motor.