E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

“Spektakël i pështirë”, Rama komenton gjobën ndaj Metës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka komentuar festimin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, ku i pranishëm ishte edhe kreu i shtetit Ilir Meta bashkë me bashkëshorten, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama tha se ajo që ka parë ishte një “spektakël i pështirë”.

Kryeministri pohoi se nuk është ai që i vendos masat, por Komiteti Teknik. Duke komentuar rastin e ditëlindjes, ai e konsideroi si një gjest skandaloz nga ana e presidentit dhe kryetares së LSI-së.

“Unë nuk vendos masa, masat i vendos Komiteti Teknik, dhe as nuk monitoroj zbatimin e masave. Por si çdo qytetar kam parë shembullin skandaloz të presidentit, Zonjës së Parë dhe çetës së tyre. Është e qartë besoj për të gjithë që nuk mund të ketë grumbullime, ata na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve, në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Këtë kam parë. Duhet të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia”, tha Rama.

Pak ditë më parë, Bes Kallaku festoi 35-vjetorin e lindjes dhe kishte mbledhur në festën e tij disa nga personazhet më të njohur. Përveç kolegëve dhe disa këngëtarëve, në festën e tij ishin të pranishëm kreu i shtetit, Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai.

Presidenti Ilir Meta ishte një nga personazhet e gjobitur nga policia, pasi mori pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...