E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Vrau gruan e kunatën, Apeli konfirmon dënimin e përjetshëm për 36-vjeçarin

Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi dënimin “burgim i përjetshëm” për Gazmend Musta. Ky i fundit në 2 janar të vitit 2019, i mori jetën gruas dhe kunatës e tij. Gjykata e Fierit kishte dhënë vendim për “burg përjetë”. Vendim ky i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Në janar të vitit 2019, Musta deklaroi se vrau gruan, pasi ajo e kishte kishte ofenduar. “Gruan e godita me thikë, sepse më ofendoi. S’duroja më”, tha Musta para togave të zeza.

Debati ka nisur gjatë drekës së 2 janarit, ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit, të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj.

Pas debateve me bashkëshortin, ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gazmendin, i cili ka thënë se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshorten, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Gjatë seancës, ai tregoi se e kishte kryer krimin në familje në gjaknxehtësi e sipër, pas një debati me bashkëshorten, e cila kishte kërkuar të shkonte për vizite tek prindërit e saj në fshatin Drizar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...