E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Vrasja mafioze e Ravik Gurrës, avokatët në protestë

Pas avokatëve të Elbasanit edhe ata të Korçës kanë vendosur të ndërpresin punën për tre ditë, në shenjë proteste për vrasjen e avokatit të njohur Ravik Gurra, i cili u vra në qendër të qytetit të Elbasanit.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Dhomës së Avokatisë në Elbasan, u vendos bojkot 1 javor i proceseve gjyqësore.

Sipas tyre, kjo ngjarje kriminale rikujton se sa të pa mbrojtur dhe të rrezikuar ndihen avokatët.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar. Për 3 ditë do të ndërpresim dhënien e shërbimeve. Nuk do të ketë shërbime nga e mërkura deri të premten. Vendimi nuk është i vlefshëm vetëm për seancat ku jepen masat e sigurisë. Për avokatët që do të thyejnë këtë urdhër, do të ketë masa disiplinore”, tha dje Dhoma e Avokatisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit të Elbasanit në datën 22 mars dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.

Viktima, Gurra, që njihet për mbrojtjen e çështjeve të bujshme si ajo e Çapjave dhe Shullazit, ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat. Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...