Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e biznesmenit, dy në pranga dy në kërkim. Policia zbardh ngjarjen

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja e biznesmenit, dy në pranga dy në kërkim. Policia zbardh ngjarjen

Zbardhet vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj në Vlorë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy persona janë vënë në pranga, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të njëjtat burime sqaruan se pas hekurave ranë Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së 29-vjeçarit, konkretisht shtetasit me inicialet E.A., 31 vjeç dhe A.C., 28 vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Vlorë – Zbardhet në kohë rekord vrasja me armë zjarri e 29-vjeçarit

Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ø Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Ø Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

– si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

– Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

– Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Policia e Shtetit, megjithë vështirësitë është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambjent më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithëkujt.

Nga ana tjeter Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmeri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.

Faleminderit!

Tags: biznesmenitkerkimngjarjenpoliciaprangavrasjazbardh

TË LIDHURA

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët
Aktualitet

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

12:39 | 04/11/2025
Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu
Politikë

Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

12:31 | 04/11/2025
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet
Politikë

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

12:28 | 04/11/2025
Next Post
(Video) Kuvendi, një kazan i madh/ “Kape për zhelesh, e qite përjashta” tek “Suksese në jetë”. Rama thyen rekordin: “U onjsh në b*th”

(Video) Kuvendi, një kazan i madh/ “Kape për zhelesh, e qite përjashta” tek "Suksese në jetë”. Rama thyen rekordin: "U onjsh në b*th"

Foto/ “O vëlla, i lamë rrugët e Vlorës me lot”, mesazhe rrëqethëse për Vasil Dervishajn

Foto/ "O vëlla, i lamë rrugët e Vlorës me lot", mesazhe rrëqethëse për Vasil Dervishajn

Rreziku i madh i kanoset vendit, ish-ministri: Një vit pas mandatimit të Xhafajt …

Rreziku i madh i kanoset vendit, ish-ministri: Një vit pas mandatimit të Xhafajt …







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët
Aktualitet

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

by mirseda
12:39 | 04/11/2025
0

Gjykata e Korçësl ë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin...

Lëvizja Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të caktohet i mandatuari për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të caktohet i mandatuari për kryeministër

12:34 | 04/11/2025
Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

12:31 | 04/11/2025
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

12:28 | 04/11/2025
AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

10:56 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com