Në orët e para të ditës, ekspertë të policisë shkencore kanë mbërritur në vendngjarje, ku u ekzekutua 26-vjeçari Jurgen Kurti, për të parë nëse zona mbulohet me kamera sigurie. Burimet thonë se do të jetë shumë e vështirë që të rindërtohet me saktësi ngjarja.
Kurti u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri, teksa ndodhej pranë banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tirane. Kurti u qëllua nga një makinë tip Benz E Class, me ngjyrë të zezë. Pas ekzekutimit, autori ose autorët e dyshuar mendohet të jenë larguar në drejtim të Liqenit Artificial.
Si ka ndodhur atentati
26-vjeçari sapo kishte zbritur nga mjeti i tij për t’u futur në banesë, kur është qëlluar nga mjeti që mendohet të ketë qenë në lëvizje. Mbi trupin e viktimës u gjetën vetëm 3 plumba, ndërsa në vendngjarje 10 gëzhoja, por ato kanë qenë fatal për 26-vjeçarin. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi, për arsyet e këtij krimi.