Në një takim të mbajtur me qytetarët në Shkodër, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi akuza mbi qeverinë, se ka krijuar destabilitet në vend duke u përpjekur të ruajë stabilitetin e krimit të organizuar. Duke folur për një të ardhme më të mirë për ta, e për brezin e ri, Kryemadhi tha në vazhdën e akuzave se kjo nuk mund të arrihet me këtë qeveri që kemi.
“Ka ardhur koha të destabilizojmë krimin e organizuar. Edhe në kohën e Enver Hoxhës, shqiptarët ishin në diktaturë për hir të stabilitetit të rajonit.
Ne duam një të ardhme të ndritur dhe të begatë. Do doja që të flisnim për hallet e grave shqiptare, sepse xhepi i tyre varfërohet. Në pesë-gjashtë vitet e fundit pagat nuk janë rritur, por përkundrazi janë zhvlerësuar. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin fatet e tyre në dorë”, u shpreh Kryemadhi.