E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

“Jam Ndrec Pjetraj që ti më ke helmu”, i riu vë ‘me shpatulla pas murit’ Sandër Lleshajn

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në Durrës.

Teksa mbërriti në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Lleshaj ka kaluar një moment të sikletshëm, pasi është përballur me disa të rinj që i kanë kërkuar llogari.

Ata e pritën ministrin me thirrjet “Turp, turp, turp”, ndërsa Lleshaj ka ndaluar për të folur me ta. Por, ai është përballur me një indinjatë të studentëve, të cilët e kanë akuzuar ministrin se i ka helmuar.

Lleshaj: Çfarë do doje prej meje?

Studenti: Për çfarë keni ardhur këtu? Ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë. Ju jeni qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim vesh një orë më parë se po vjen ministri. Sikur është duke ardhur shërbimi sekret.

Lleshaj: Ju e caktoni ku hyj unë e ku nuk hyj unë?

Studenti: Nuk e caktojmë ne, ne duhet ta dimë.

Lleshaj: Kush jeni ju?

Studenti: Unë jam Ndrec Pjetraj qytetar i këtij vendi që ti më kë helmuar mua. Je ministri i Brendshëm, na ke helmuar me gaz.

Lleshaj: Nëse do të vish të komunikosh hajde komuniko mos fol kështu.

Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh me lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni, hë na thoni? Kush janë masat që do merrni? Do më arrestojnë këta shoqëruesit tuaj? Turp t’ju vijë!

Lleshaj: S’kam ardhur për këtë punë.

Pas incidentit, Lleshaj ka preferuar të mos përgjigjet më tej duke u larguar, i rrethuar nga truprojat.

Ndiqni videon dhe reagimin e ministrit, kur pritet me protesta:

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...