Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Vota e emigrantëve me postë/ Manjani flet për skenarin që po përgatit qeveria Rama për zgjedhjet

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E tha pa ju dridhur zëri e as skuqur fytyra e nxirë nga turpi”, Manjani zbulon lëvizjen e Ramës

Një ditë më parë, Rama tha se alternativa e vetme e votimit për emigrantët shqiptarë është me postë, por procesi ka vështirësi dhe kërkon kohë.

Propozimi i kreut të qeverisë ka ngjallur reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit. Mjaft i revoltuar, ai thotë se spekulantët politikë janë palaço.

Manjani e cilëson si një maskaradë të pastër politike. Për të, kjo ide është e pakuptimtë dhe mbart rrezik të lartë.

Ish-ministri shton më tej se pa krijuar një sistem besimi elektoral brenda territorit, nuk mund të besohet në asnjë rrethanë vota që nuk dihet se si hidhet e transportohet nga jashtë vendit.

Statusi

Ideja e votimit nga jashtë Shqipërisë, kur ende nuk po besojmë votën që hidhet këtu brenda, me komisionerë, karta identiteti e mbikëqyrje njerëzore është shkatërrim total.

Spekulantët politikë se gjasme u dhimbsen emigrantët janë palaço! Janë po të njëjtët palaço që i përzunë nga vendi i tyre ata që emigruan.

I përzunë pa dhënë fare llogari. Palaço, fjala vjen tha se “ata po ikin jo për punë, po për të parë Cristiano Ronaldon”!!!

Tani duan t’u marrin mendtë me propagandë me shpresë që tu marrin dhe votën.

Dhe si duan tua marrin?
Me postë.
Me postën politike që administrojnë vetë.

Ti numërojnë me komisionet që stisin vetë. Dhe ti llogarisin në favor të pushtetit që kanë në dorë vetë.

Kjo është maskaradë e pastër politike. Tallje e rëndë si me ata që jetojnë andej e veçanërisht me këta që gdhihen e ngrysen këtu, nën sundim të plotë me liri e të drejta të kufizuara në ekstrem!

Beteja që po bëhet është që të sigurohet identifikim i plotë fizik e biometrik i çdo zgjedhësi në qendër votimi.

Sunduesi thotë praktikisht “bëni ça të doni me votat këtu se unë shpallem mbret me postë”!!!

Ja, kaq banale është ideja e votës së emigrantëve për sundimtarin.

Personalisht mbetem në parim kundër një ideje të tillë, sado debat të ngjallë.

Njeriu merr pjesë politikisht në vendin ku jeton, punon e paguan taksa dhe jo ku aspiron e as ku ka jetuar më parë. Ky është rregulli bazë i pjesmarrjes demokratike në qeverisje.

Shteti ynë, megjithatë e ka pranuar që ata që kanë zgjedhur të mos jetojnë këtu të vijnë e të votojnë. Kaq.

Çdo gjë tjetër është spekulim i pastër, me qëllim thellësisht antidemokratik.

Të paktën hë për hë, ndoshta edhe për ca vite më pas, kjo ide është e pakuptimtë dhe mbart rrezik të lartë.

Pa krijuar një sistem besimi elektoral brenda territorit, nuk mund të besohet në asnjë rrethanë vota që nuk dihet se si hidhet e transportohet nga jashtë vendit.

Mbetem i bindur në këtë gjë!

Tags: manjaniramavota

TË LIDHURA

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit
Aktualitet

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Next Post
Nesër në Shkodër hapet transporti publik dhe ai ndër-qytetas

Nesër në Shkodër hapet transporti publik dhe ai ndër-qytetas

Eliminimi i Hekuran Billës/ Gjykata lë në qeli Viktor Markun

Eliminimi i Hekuran Billës/ Gjykata lë në qeli Viktor Markun

COVID-19/ ‘Fluturon’ kurba e të infektuarve në vend në 24 orët e fundit

COVID-19/ ‘Fluturon’ kurba e të infektuarve në vend në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

by mirseda
21:20 | 14/04/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për zjarrin që përfshiu kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë....

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com