Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Vokshi akuzon Ramën: Blen maska të skaduara dhe 2-fish më shtrenjtë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzon qeverinë se kanë blerë maska të skaduara me 2-fish të çmimit tek e njëjta kompani farmaceutike.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi thotë se qytetarët shqiptarë nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por dhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.

Ajo shprehet se kryeministri Rama vjedh me tendera sekretë duke blerë maska dhe kite me çmimet disa herë më të larta se vlera në treg.

“Prokuroria dhe SPAK nuk mund të bëjnë pushim, kur marrin informacione se qeveria po vjedh apo se u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara”, shton ajo.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike ka denoncuar ditët e fundit me fakte dhe prova, tenderat sekretë të qeverisë, nëpërmjet të cilave kemi zbuluar abuzime skandaloze me paratë e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.

Kur gati një milion njerëz janë pa punë ose në pasiguri për punën dhe shëndetin e tyre, qeveria e Edi Ramës mendon të vjedhë me tendera sekretë dhe të mos japë llogari. Qytetarët shqiptarë nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por dhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.

Deri tani nuk ka asnjë shpjegim pse bleu mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse mjekësore me çmim 2-3 fish më të lartë sesa çmimi i tregut.

Nuk ka asnjë shpjegim pse qeveria blen me tender sekret një maskë 8 mijë lekë me shumicë tek kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED”, ndërsa qytetari e ble me 4 mijë lekë me pakicë në çdo farmaci.

Qeveria që bën propagandë me çdo gjë dhe në çdo kohë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse ka blerë me 4 fishin e çmimit të tregut me tender sekret, në bashkëpunim me kompaninë O.E.S. Distrimed kitet për testim.

Duke i shpallur keto kontrata sekrete, qeveria i ndalon qytetarët informohen sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Megjithatë, si çdo gjë tjetër, edhe vjedhjet nuk mund të fshihen përgjithmonë!

Maskat me të cilat qeveria ka pajisur mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv, në frontin e parë të luftës, janë të skaduara që në vitin 2014.

Kushdo mund të pyesë ku i gjeti Ministria e Shëmdetësisë kē maska të skaduara. Përgjigja është tronditëse. Ato janë siguruar nga e njējta kompani që fitoi tenderin e maskave me çmim dy herë më të lartë se tregu. A jane maskat e skaduara ato që qeveria i bleu me tender sekret 8 mijë lekë copa? Ne akoma nuk e dimë këtë.

Sidoqë të jetë, Partia Demokratike e konsideron këtë një krim, që vë në rrezik jetën e personelit mjekësor. Ne e dinë se deri tani janë prekur nga virusi rreth 40 mjekë dhe infermierë, shumë prej të cilëve tek Spitali Infektiv.

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, që kujdesen për të poziar me mjekët dhe infermierët e vënë në rrezik nuk mund të heshtin! Mbi ta rëndon përgjegjësia kriminale e furnizimit me maska të skaduara të personelit mjekësor të Spitalit Infektiv.

Kompania franceze ka deklaruar qartë se maskat që po përdoren në infektiv, kanë kodin e kësaj firme dhe janë të skaduara prej 6 vjetësh.

Është në zgjedhjen e Edi Ramës të flasë apo të heshtë, por është në detyrën e prokurorisë të veprojë sa më shpejt!

Prokuroria dhe SPAK nuk mund të bëjnë pushim, kur marrin informacione se qeveria po vjedh apo se u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara.

Prokuroria e ka për detyrë të zbulojë pa vonesë edhe nëse këto maska të skaduara janë të njëjtat qe qeveria ka blerë me çmim 4 herë më të lartë se tregu.

Në këto kohë krize, Prokuroria duhet të jetë edhe më vigjilente, sepse lekët e vjedhura të shqiptarëve sot kushtojnë jetë!

 

Tags: akuzonAlbana Vokshimaskatqeverine

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Hapja e vendit pas izolimit/ Manastirliu tregon se çfarë do ndodhë javën e ardhshme

Masat ndaj koronavirusit/ Rama bisedë telefonike me Mitsotakis

Merret vendimi/ Gjykatat në të gjithë vendin nisin punën më 27 prill







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com