E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Vodhi ilaçet e pacientëve me COVID, infermieri lihet në burg

Infermieri Nikolin Ciko, i cili u akuzua për dy vjedhje në farmacinë e spitalit Rajonal të Korçës, është lënë në burg. 43-vjeçari akuzohet të jetë autor i dy vjedhjeve; në datën 8 mars dhe 30 gusht të këtij viti.

Policia njoftoi zyrtarisht më herët se infermieri Ciko vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore, me vlerë mbi 1.000.000 lekë.

Pas arrestimit, ai ka thënë se i kishte vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, pasi kishte edhe një kredi për të shlyer.

Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t’u ketë shitur medikamentet e vjedhura.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës...

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe...

Qalaj: Situatë e tensionuar në veri, protesta udhëhiqet nga Lista Serbe

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka konsideruar të tensionuar situatën në veri të vendit. Reagimi i tij ka ardhur pas vendimit...

Ndryshimi mes katarsisit të Fatos Nanos dhe Sali Berishës!

Nga: Alfred Peza Ditët e fundit në rrjetet sociale janë rikthyer çuditërisht, disa nga momentet më të paharrueshme të KPD-së së famshme të dhjetorit 2001,...

Ish-presidenti i Katalonjës arrestohet në Itali

Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont, është arrestuar në Itali me një urdhër arresti spanjoll. Spanja e ka akuzuar atë për kryengritje për një referendum...