Katër persona, banues në Vlorë kanë vjedhur një rrotë të vagonit të trenit, pranë lagjes “24 Maji” me qëllim shitjen e tij për përfitime në grup.
Por, pas hetimeve të policisë, ata kanë përfunduar në pranga. Mësohet se shtetasit e arrestuar janë:
1- Hyqmet Lelaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.
2- A.Z., 15 vjeç, banues në Vlorë.
3- K.M., 14 vjeç, banues në Vlorë.
4- A.Z., 14 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” neni 134/2 i Kodit Penal.