Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Vizioni i një Evrope më të bashkuar, është duke u tërhequr në guackën e vet

9 vjet ago
in Të Gjitha
FT Staff journalist, Tony Barber.

FT Staff journalist, Tony Barber.

Nga Tony Barber – “Financial Times”/Kampionët e integrimit evropian, kanë shumë dëshirë t’i referohen BE-së, dhe nganjëherë edhe eurozonës, si të qenë sinonime me Evropën. Në kulmin e krizës së borxhit kombëtar dhe asaj bankare në eurozonë, Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, pohoi:”Nëse dështon euro, dështon edhe Evropa!”. Në të njëjtën mënyrë Emmanuel Macron, presidenti i sapozgjedhur i Francës, përzjeu eurozonën, BE-në dhe Evropën, kur mbajti një fjalim tejet reflektiv në lidhje me integrimin evropian në janar të këtij viti, në Universitetin Humboldt të Berlinit. Këto janë momente me vlerë për t’u patur parasysh, pas një jave në të cilën Macronmania, që përfshin shpresat e një agimi të ri për Evropën, përfshiu shumë nga kryeqytetet e BE-së.

Megjithatë, ndërsa i qasen qëllimit të tyre të deklaruar të një bashkimi më të ngushtë, shtetet e përfshira do të zënë, në vitet që do të vijnë, një hapësirë politike, ekonomike dhe ligjore të ndryshme nga Evropa gjeografike. Madje edhe Evropa si e tërë dhe e lirë, për të cilën foli në vitin 1989 ish-presidenti amerikan George HWBush, duket të jetë përtej mundësive. Pjesa më e madhe e shpjegimit, ka të bëjë me goditjet gjeopolitike, të cilat e kanë tronditur kontinentin gjatë 3 viteve të fundit. Evropa është e destinuar të tkurret, jo në kuptimin kulturor por atë politik, në një zonë bërthama kryesore e të cilës është perandoria Karolingiane e 1200 viteve më parë.

Për të kuptuar arsyen, konsideroni ngjarjet e fundit në Turqi, Ballkan, Mbretërinë e Bashkuar dhe sa për të filluar me të, Rusinë. Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi reformist sovjetik, e kishte zakon të fliste për “shtëpinë tonë të përbashkët evropiane”, një imazh i ndalur në kohë, që evokonte rrënjët e përbashkëta të qytetërimit evropian, dhe që parathoshte fundin e përballjes ushtarake lindje-perëndim. Sigurisht, Rusia i përket civilizimit evropian, por vizioni i Gorbaçovit i viteve 1980, gjendet tanimë në rrënoja.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia, ndërhyrja e saj e armatosur në Ukrainën lindore dhe reagimi perëndimor – sanksionet ekonomike, dhe një rritje e pranisë së NATO-s në Evropën Lindore – përqeshin idenë se Rusia ndan një shtëpi të përbashkët me Ukrainën, lëre më pastaj me pjesën tjetër të Evropës. Megjithatë, hendeku që e ndan Rusinë e Vladimir Putinit nga fqinjët e saj perëndimorë, është më themelor. Ai shtrihet tek ato që evropianët i cilësojnë si vlerat themelore të demokracisë, të drejtat civile dhe sundimi i ligjit. Është e pamundur të shihet se si mund të kapërcehet ky hendek, për sa kohë që autoritarizmi dhe kleptokracia mbeten vulat e presidencës së Putinit. Thënë në mënyrë metaforike, një distancë e ngjashme është në rritje mes Turqisë dhe Evropës.

Për gati një shekull pasi Qemal Ataturku krijoi republikën moderne turke në vitin 1923, Turqia ndoqi kursin e modernizimit, perëndimorizimit dhe laicizmit. Nga vitet 1980 e më pas ajo evoloi, me inkurajimin e BE-së, në forma më demokratike të qeverisjes, të cilat frenuan fuqinë e forcave të armatosura. Këto reforma, i hapën derën Turqinë për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE në vitin 2005. Megjithatë, drejtimi evropian i udhëtimit të Turqisë është ndalur, dhe madje po shkon në drejtimin e kundërt, si rrjedhojë e kthimit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan nga stili putinian i despotizmit.

Dyshime të rënda u ngritën mbi vlefshmërinë e referendumit që Erdogan mbajti muajin e kaluar, për të forcuar pushtetin e tij presidencial. Problemi kryesor, është se demokratizimi i frymëzuar nga BE dhe përparimi ekonomik, i kanë shërbyer në fakt me kalimin e kohës, forcimit të versionit erdoganist të islamit politik. Shumë politikanë europianë, nuk qenë të sinqertë në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në klubin e BE-së. E megjithatë, shumica e tyre kërkuan të promovonin reforma të brendshme politike në Turqi.

Por, paradoksalisht kur ato u kryen, krijuan kushtet për zgjedhjen në mënyrë demokratike të një udhëheqësi neo-islamik, që e tërhoqi Turqinë larg BE-së dhe vlerave të saj. Ndërkohë edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, rrezikon të rrëshqasë përtej asaj zone që BE-ja e ardhshme, apo liderët e eurozonës do ta etiketojnë si “Evropa”. Në parim dyert e BE-së janë të hapura për Shqipërinë, Bosnje-Hercegoviënën, Maqedoninë, Serbinë dhe vende të tjera. Në praktikë “zgjerimi nga lodhja” ka mbërthyer Evropën Perëndimore. Steka për anëtarësimet e reja në BE është e lartë.

Bien në sy tensionet etnike në Bosnjë dhe Maqedoni, rishfaqja e sundimit të dorës së fortë në Serbi dhe problemi i shumëpërhapur në rajon i korrupsionit dhe krimit të organizuar, një pjesë e të cilit e lidhur me Rusinë, çka mund ta dënojë Ballkanin të mbetet jashtë rrethit magjik të BE-së. Faktor tjetër që po e tkurr Evropën është Brexit. Me një goditje të vetme, largimi i Britanisë nga BE-ja do të privojë bllokun nga njëra prej 3 ekonomive më të mëdha të saj, një nga dy fuqitë ushtarake më të rëndës

Tags: eurozona dhe integrimiToy Barber

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Ndryshe nga PAA, Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor

The five Albanian “heroines” in Thessaloniki

Blushi ironizon marrëveshjen PS-PD: Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, por...







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

by mirseda
13:30 | 04/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është...

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com