Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

VOA: Yuri Kim ka dyshime për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

2 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Yuri Kim flet për integrimin: Mbështesim të gjitha përpjekjet, përfshirë “Ballkanin e Hapur”

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim duket të ketë dyshime mbi procesin që pritet të çojë në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, sot ajo, përmes një postimi në Twitter nënvizoi nevojën që procesi të jetë “transparent” dhe “i pa manipuluar”, duke lënë të kuptohet për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm.

“Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të Prokurorisë së Posaçme, është thelbësore që procesi të jetë transparent, në mënyrë që drejtuesi i ardhshëm, së pari, të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe rezultateve të arritura, dhe së dyti të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasadorja.

1/2 Now that candidates for the next SPAK chief are confirmed, it is essential for the process to be transparent so that the next chief is (1) selected based on qualifications & track record and (2) capable & determined to intensify the fight against corruption & organized crime.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 22, 2022


Pjesa e dytë e postimit të saj, duket të jetë veçanërisht e lidhur me shqetësimin ndaj procesit të përzgjedhjes, që siç vë në dukje ambasadorja amerikane “duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”.

Të tre kandidaturat janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Dy prej tyre, Dumani dhe Kondili, morën pjesë dhë në garën e zhvilluar tre vjet më parë, kur u zgjodh zoti Arben Kraja, drejtuesi i parë i këtij institucioni, i cili nisi punën pa numrin e plotë të prokurorëve, ndërkohë që Byroja Kombëtare e Hetimit, pjesë e tij, u bë funksionale shumë më vonë.

Mandati i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të duhet të zgjidhet me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Këta të fundit do të dëgjojnë secilin prej kandidatëve teksa pritet të shpalosin dhe platformat e tyre mbi mënyrën se si mendojnë të organizojnë dhe drejtojnë punën e institucionit. /VOA

Tags: ambasadorja amerikaneSPAKYuri Kim

TË LIDHURA

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

22:53 | 11/05/2025
Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës
Aktualitet

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës
Aktualitet

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Next Post
Balluku ia kthen Berishës: Ty të ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala

Balluku ia kthen Berishës: Ty të ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala

Pse duhet t’i njohim ekonomistët dhe idetë e tyre?

Besueshmëria e politikave ekonomike në menaxhimin e krizave

Unë, dëshmitari i sulmit të Berishës mbi Ambasadën Amerikane në 97!

Unë, dëshmitari i sulmit të Berishës mbi Ambasadën Amerikane në 97!

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

by mirseda
22:53 | 11/05/2025
0

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,...

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

19:18 | 11/05/2025
Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

19:10 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com