E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

VOA: Çështja Tahiri endet në një labirint veprimesh proceduriale

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot të prishë vendimin e Apelit për çështjen Tahiri dhe e ktheu për rishqyrtim po në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Dy vjet më parë, në shtator 2019, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor ish ministrin Tahiri për “shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafikim bimësh narkotike, në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.

Ish ministri Tahiri u dënua me 3 vjet me shërbim prove, por pas këtij dënimi, prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar dënimin sipas akuzave për trafikim narkotikësh në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Në qershor të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkoi shqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykues.

Ndërsa sot Gjykata e Lartë vendosi që cështja të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykues në Apel.

“Ne kërkuam që Gjykata e Lartë të shyrtonte me themel këtë çështje, por ajo vendosi që ta kthejë në Apel, duke u marrë vetëm me shkeljet proceduriale. Do të ndjekim procedurat dhe do të kërkojmë në vazhdimësi pafajësinë e zotit Tahiri” – tha Maksim Haxhia, avokat i zotit Tahiri.

Çështja Tahiri nisi me bujë dy vjet më parë me një seri akuzash të rënda ndaj ish ministrit të Brendshëm.

Pas tensioneve në qarqet politike dhe në Kuvend për dorëheqjen e tij, Çështja Tahiri vazhdon të endet nëpër një labirint veprimesh proceduriale, pasi gjykata e shkallës së parë rrëzoi akuzat e rënda dhe e dënoi duke krijuar një akuzë të re të pakërkuar nga prokuroria; “shpërdorim detyre”.

Prokuroria kishte kërkuar ndaj zotit Tahiri një dënim me 12 vjet burgim, për tre akuza të rënda, duke pretenduar për lidhje të tij më të ashtuquajturin grupi i Habilajve i akuzuar për trafik marijuhane nga Shqipëria drejt Italisë.

Por ish ministri vazhdimisht ka pretenduar se përvec lidhjeve familjare me vëllezërit Habilaj nuk e lidhte ndonjë veprimtari kriminale.

Gjykata e Apelit e ktheu sërish cështjen në Gjykatën e Shkallës së parë, për ta shyrtuar një tjetër trup gjykues.

Edhe sot Gjykata e Lartë kërkoi që në Apel çështjen Tahiri ta rishqyrtojë një tjetër trup gjykues.

Mosbesimi ndaj trupava gjykuese erdhi prej faktit se pjesëtarë të tyre ishin shprehur në mënyra të ndryshme për këtë cështje dhe kërkohej ndryshimi i tyre, në mënyrë që vendimet të mos bësheshin të cënueshme./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...