E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Ekzekutoi policin/Hajdari: Ngjarja të shërbejë për krijimin e një plani të madh

Një efektiv policie mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm me armë zjarri, në Ishull Lezhë. 44-vjeçari Saimir Hoxha, me detyrë oficer i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u qëllua për vdekje nga autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, 21-vjeçari Aldi Rama.

Lidhur me ngjarjen që tronditi mbarë vendin tonë, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari është shprehur se ky rast, duhet të shërbejë për të bërë një analizë të thellë në Policinë e Shtetit. Në emisionin “Frontline” në News24, z. Hajdari tha se policia ka patur informacione për kanabisin, por nuk ishin të informuar se aty ka pasur persona kaq të rrezikshëm.

Sa i takon trafikut të lëndëve narkotike dhe bilanceve tragjike si pasojë e këtyre operacioneve të uniformave blu, Shkëlqim Hajdari deklaroi në shenjë këmbane alarmi se kjo ngjarje duhet të shërbejë për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të krijojnë një plan të madh kombëtar. Z. Hajdari u shpreh se mbetet me shpresë se kjo ngjarje kaq e rëndë të shërbejë si një ogur i mirë që i gjithë shteti, dhe kryesisht trupa e policisë të nxjerrë mësime.

“Është një ngjarje e rëndë. Ndër vite kemi parë ngjarje, ku policë kanë humbur jetën në krye të detyrës, ky është një i tillë. Është një ngjarje që nuk duhet të kalohet më rutinë, por duhet të shërbejë për gjithë Policinë e Shtetit, që të analizojë gjithë veprimtarinë e saj, që punonjësit të përmbushin detyrën, dhe nga ana tjetër, që të jenë të trajnuar. Përplasja me grupet kriminale sot është shumë e vështirë.

Policia duhet të jetë shumë e kujdesshme, që të plotësojë detyrën, por të ruajë edhe jetën, kur shkojnë në operacione. Ngjarja e sotme duhet të analizohet. Ato kanë pasur informacione për kanabisin, por nuk kanë pasur informacione se aty ka pasur persona kaq të rrezikshëm. Ndaj dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ai është qëlluar pa paralajmërim, dhe për fat të keq të policit, plumbi e ka marrë në organ jetësor. Ato që ndodhën më tej, asgjësimi i parcelës, nuk ka shumë rëndësi.

Lexo edhe :   "Meta"/Zheji: Gjykata të marrë vendim kushtetues, Hajdari: Duhen fakte!

Kanabisi nuk është siç ishte para 5-6 vitesh, kur pati një kulm më 2014-2015. Ne duhet të krijojmë frymën që publiku të besojë, sepse është ai i pari që informon policinë për parcelat. Të gjithë duhet të mbështesin organet ligjzbatuese, si politika, qeveria, policia. Ngjarja e sotme duhet të shërbejë për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të krijojnë një plan të madh kombëtar.

Gjaku i këtij punonjësi policie, që duket që kishte vite që punonte dhe shumë korrekt e i përkushtuar, duhet të shërbejë shumë për shtetin shqiptar, që të kemi një plan të madh operacional për gjithë kanabisin në Shqipëri. Nëse do të ngrihen të gjitha policitë e qarqeve, në të njëjtën kohë, në të njëjtin moment, edhe krimi e ka shumë të vështirë t’i kthehet me armë policisë”, tha Hajdari.

Lexo edhe :   "Meta"/Zheji: Gjykata të marrë vendim kushtetues, Hajdari: Duhen fakte!

A kishte vend për një reflektim, pas kësaj ngjarjeje…një dorëheqje nga drejtuesit e Policisë së Shtetit?

“Institucionin e dorëheqjes ne nuk e njohim, jo vetëm në polici, po askund. Nuk është çështje lëvizjesh, por organizimi profesional dhe vullneti profesional të Policisë së Shtetit për të ndryshuar dhe trembur realisht njerëzit, që iu shkon nëpër mendje, por edhe godasin policët”.

A ka vend për të nisur një hetim mbi veprimet e dy kolegëve të tjerë, që ishin me Saimir Hoxhën sot?

“Ngjarja do të shoqërohet me një hetim penal, kështu që SHÇBA mund të bëjë hetimet e veta. Prokuroria do të hetojë dhe do të shihet se si kanë vepruar dy kolegët e tij. Mirë është që ngjarje të tilla duhet të jenë objekte analize. Jam i bindur që kjo ngjarje kaq e rëndë, do të shërbejë si një ogur i mirë që i gjithë shteti dhe kryesisht trupa e policisë do të nxjerrë mësime, në mënyrë që trupën e policisë ta kemi të sigurt dhe të motivuar në çdo operacion”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...