Më herët Policia e Shtetit njoftoi për një shpërthim të fuqishëm të ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në Vlorë. Sipas dyshimeve paraprake, bëhej fjalë për një shpërthim me lëndë plasëse me tritol, të vendosur në pjesën e jashtme të banesës së vlonjatit. Banesa ishte në pronësi të shtetasit me inicialet J.D.
Nga shpërthimi, banesa është shkatërruar pothuajse plotësisht, mure, pllaka të thyer dhe elektroshtëpiake të dëmtuara plotësisht. Më problematike duket pjesa e kualitetit të banesës. Pas këqyrjes së vendngjarjes, policia ka ngritur një pistë të re hetimi. Sipas bluve, nuk bëhet fjalë për një shpërthim tritoli por për një shpërthim dushi.