Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar, i identifikuar si Klodian Toska. Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si ”Kali i Trojës”.
Për shkak të plagëve të marra, Toska është transportuar me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 42-vjeçari është konfliktuar me një tjetër person, teksa ky i fundit e ka qëlluar me thikë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth konfliktit.