Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratë në Kurbin, në kuadër të turit të tij, për të marrë sërish drejtimin e kësaj force politike.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se PD-ja ishte e pabarabartë në këtë garë, pasi nuk pati asnjë pushtet. Teksa kujtoi prishen e marrëveshjes së 5 qershorit, Basha tha se të firmoshësh me kryeministrin Edi Rama, nuk ka asnjë vlerë, sepse ai i shkel ato.
Ndër të tjera, Basha deklaroi se Partia Demorkatike doli më e fortë në këto zgjedhje, dhe kërkoi besimin e demokratëve, për të ndalur atë që ai e quan, regjimi Rama-Doshi.
Lulzim Basha: ”Ishim në garë të pabarabartë, se atë e dinim prej fillimit, prej ditës se parë ne e dinim që do ishte një gare e pabarabartë. Edhe në momentin kur u firmos 5 qershori akoma pa e shkelur, prapëseprapë ju e dinit, unë j’ua thash drejtëpërdrejtë, jua thash permes medias që të firmosësh një marrëveshje me Edi Ramen apo të ndryshosh një ligj me Edi Ramën, s’ka pikë vlere se ai edhe ligjin e vetë e shkel, edhe ligjin e rënë dakord me ne do ta shkel dhe ashtu ndodhi. E ndryshoi edhe atë që ndryshoi, prapë e shkeli.
Por ajo që Shqipëria përjetoi me 25 prill, është arrest kardiak i demokracisë sepse tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve nuk ndodhi në 1, 2, 3 apo 10 forma, por ndodhi në të gjithë format e mundshme. Dhe cdo ditë që kalon, në çdo qark që vizitoj, në çdo ekspozim që i bëhet fakteve del katalogu i plotë, i gjatë, i vjedhjes, blerjes, shantazhit, intimidimit, presionit të tre faktorëve. Një partie të korruptuar deri në palcë dhe qeveris që ajo ka, shkrirjes se strukturave shtetërore me atë parti dhe faktorit të krimit të organizuar dhe të oligarkisë që u bën njish për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve.
Nga ana tjetër Partia Demokratike doli në këtë betejë, siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes jush, njësoj si në 91. Pa asnjë pushtet, por me pushtetin me të madh që zoti mund t’i falë njeriut, me pushtetin moral, me pushtetin e zemrave, me pasionin dhe fuqinë për të ndihmuar njerëzit në aspiratën e tyre për ndryshim.”