Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vjosa Osmani flet për herë të parë si kryetare e Kuvendit të Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Pas seancës së sotme parlamentare, ka ardhur reagimi i parë i Vjosa Osmanit si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se marrëveshja mes LDK dhe VV është zbatim i vullnetit të qytetarëve. Ajo shton se duhet punuar me nder dhe përgjegjësi për ta bërë Kosovën një vend për të cilin duhen krenuar gjeneratat.

“I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur. I falenderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falenderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të dashur e të respektuar qytetarë,

Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj.

Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova.

Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.

I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur.

I falenderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falenderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen.

Uroj Qeverinë e Republikës së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti dhe gjithë kabinetin qeveritar për
marrjen e detyrës dhe shpresoj që me punën e tyre do të na bëjnë të gjithëve krenarë. Do të punojmë fort dhe bashkë me njëri-tjetrin e me miqtë e Kosovës që ky vend, të jetë i denjë për të mos e braktisur kurrë.

Asnjëherë, të dashur qytetarë, nuk do të harrojmë se jemi aty për Ju e për secilën pëllëmbë të Kosovës. Secili prej nesh është mirënjohës ndaj jush dhe vullnetit Tuaj, deri në përulësi.
Nderimi ynë më i madh për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë, deri edhe jetën e tyre, do të jetë nëse me nder e përgjegjësi punojmë për të gjallët dhe nëse Kosovën e bëjmë vend me të cilin krenohen gjeneratat pas nesh.

Ne, jemi Ju!

Sinqerisht e Juaja,
Vjosa Osmani-Sadriu

Tags: fletkosovekryetare e parlamentitpër herëtë parëVjosa Osmani

TË LIDHURA

Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Rajoni

Shpërthim në një fabrikë riciklimi, raportohet për disa të plagosur

22:42 | 29/05/2026
Next Post

Deklarata e fortë/ “Këto ditë janë liruar persona me burgim të përjetshëm”

Gazetarja zbulon kush janë 250 personat në listë që do godasë anti-KÇK

Kapen hajdutët serialë në Itali, çfarë u gjet në apartamentin e shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

by mirseda
14:42 | 04/06/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk i...

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

14:33 | 04/06/2026

SPAK i sekuestron vilën Ballukut, zbardhet skema e korrupsionit, ish-zv/kryeministrja favorizoi …

14:13 | 04/06/2026

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

13:52 | 04/06/2026

Kërkesa për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, GjK nuk e kalon për shqyrtim

13:45 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com