Deklarata e fortë/ “Këto ditë janë liruar persona me burgim të përjetshëm”

Brenda dy vitesh janë dënuar 20 persona me burgim të përjetshëm, por kanë filluar të lënë burgjet këto ditë. Kjo deklaratë e fortë është dhënë nga ana e ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, teksa ka folur për paketën anti-KÇK. Sipas tij, do të ketë edhe të tjerë që do të lënë qelitë nga këta të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Brenda 2 vitesh, janë goditur 15 grupe te strukturat kriminale, 1000 autorë veprash të renda penale, pa prokurori të vettinguar, me gjykatë të pa reformuar dhe vettinguar. Kanë dënuar mbi 20 vjet me dënim për të përjetshëm, të cilët i kanë lënë burgjet këto ditë, dhe ca të tjerë që përgatitet për ti lënë. Nga kjo gjykata që ka kaluar në vetting dhe reformë. Dhe kjo është një antitezë e asaj ç’ka kërkon opinioni publik”.