Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Viti ’97 do ju duket si mjaltë”/ Murrizi paralajmëron revolta popullore

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Viti ’97 do ju duket si mjaltë”/ Murrizi paralajmëron revolta popullore

Kreu i Grupit Demokrat parlamentar, Myslim Murrizi shprehet se qeveria po e çon vendin drejt një krize të thellë ekonomike, më keq se në ’97.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Murrizi paralajmëroi revolta të popullit, teksa shtoi se viti ’97 do duket si mjaltë në krahasim me to.

Murrizi përmend edhe faktin se vetëm 88 mijë persona kanë marrë deri tani pagën e luftës, nga 170 mijë që ishin premtuar.

“Sot në Parlament kalojnë disa akte normative por janë në vazhdën e tollovisë që ka ndodhur me tërmetin dhe të famshmin virus që del me urdhër nga Rama. Ministrja e Financës është larguar që të pajisë me vegla aktorët që iu shemb teatri. Do të doja të ishte këtu të më tregonte çfarë bëhet me këto akte? Do shtyjmë thotë këstet e pagimit të tatim fitimit. Ti nuk e di sa do fitojnë këta të shkretët. Bizneset ju dorëzojnë bilanc zonja ministre, mendoni që do kenë fitim ata në fund të vitit? Ju çdo ditë lëshoni xhandarët dhe taksidarët për të gjobitur sipas urdhrit që jep sulltani në darkë. Edhe pse janë mbyllur bizneset i paguajnë faturat afrofe se rrezikojnë punonjësit e OSHEE se i kap virusi.

A e dini se 170 mijë vetëve që ju premtuat pagë vetëm 88 mijë kanë marrë deri tani? 110 mln euro i keni bërë rrush e kumbulla. Mashtroni! Do votoni sot për 174 mln euro, e keni kopsitur para, këtu vini për të marrë vulën se borxhet do i paguajnë fëmijët e shqiptarëve. Di gjë të ministri i tërmetit, tigri i qametit? Keni shkuar deri në 10 mld euro borxhe. Nga 2 mijë euro borxh keni marrë për çdo shqiptar, nga ai që lind në djep e deri te ai në prag vdekje. A keni bërë ndonjë plan për Thumanën Maminasin, Krujën a Fushë-Krujën? Zero. Ju i keni në çadra edhe ata të tërmetit të parë. Keni prish në Durrës pallatet, i keni nxjerrë banorët jashtë, iu keni prerë dritat, shpejt e shpejt se ishin plasarit nja dy suva tjetër priste për tu prish e tjetër prishët ju, se jetonte motra e zv.ministres aty.

Talleni duke thënë dilni në këmbë të hënën, mbylluni të enjten. Dilni të premten me makinë të dielën kyçeni makinën. Shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Në ‘97 e partë çfarë ndodhi! Derti në fund të vitit do mungojnë në buxhet 1 miliard euro. Ju na numëroni si turistë edhe emigrantët që hyjnë. I bie që për 120 ditë gjithë shtretërit të jenë të zënë. Me kë talleni ju? Talleni me shqiptarët dhe fukarallëkun e tyre, talleni se do i jepni pagë lufte, se do i ndërtoni shtëpitë, talleni me sovranitetin e votës të shqiptarëve. Pse druheni dhe keni frikë t’ju shkoni nga afër? Çfarë mëkatesh keni bërë që strukeni si struci, bëni lojë të pistë me njëri- tjetrin veçse doni t’ja fshihni të zgjedhurve shqiptarë të zgjedhurin.

Një ditë qytetarët shqiptarë do vendosin vetë, s’ka për të ardhur më manekin në këtë sallë. Nga halli që i ka zënë shqiptarët nga tërmeti, virusi dhe qameti i qeverive që iu rrinë në kurriz, ju do ju vijë shumë shpejt fundi. Do ju duket ’97 si mjalti! Autostradën e keni me 4 korsi, por do harroni edhe brekë e kanotiere të merrni me vete! Jeni zero para fuqisë së votës, dhëntë zoti shumë shpejt do ta provoni”, tha ai.

Tags: Akuzakuvendmyslym murriziqeverise

TË LIDHURA

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat
Aktualitet

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës
Politikë

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Next Post
Kuvendi zbardh takimin mes Yuri Kim e Ruçit

Kuvendi zbardh takimin mes Yuri Kim e Ruçit

Balla nga Parlamenti: Basha është klienti më i madh i oligarkëve

Balla nga Parlamenti: Basha është klienti më i madh i oligarkëve

Murrizi replikon Ballën në Kuvend, i lexon SMS-në e qytetarit

Murrizi replikon Ballën në Kuvend, i lexon SMS-në e qytetarit







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

by mirseda
20:23 | 03/02/2026
0

Dy suedezë, të moshës 18 dhe 21 vjeç, janë dënuar nga një gjykatë daneze me 12 dhe...

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

20:05 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com