E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

“Virusi i rrezikshëm, shtyni vizitat për në Kinë”, paralajmërimi i ambasadorit

Për shkak të përhapjes së rrezikshme të “coronavirusit”, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, u ka drejtuar një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve që të anulojnë vizitat me Kinën. Teksa ka ndarë me ndjekësit e tij një foto në Facebook, duke demostruar situatën e rëndë, ai iu rikujton shqiptarëve se duhet të informohen para se të marrin një rrisk.

“Të dashur miq e bashkëkombës kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon një situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendruar.

Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe që potencialisht mund të agravojë në ditët në vijim. Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht.

Këshilloj fort që derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak te kontrolleve te pazakonshme”, përfundon ai.

Në Kinë ndodhen edhe shumë shtetas nga Shqipëria, të cilët punojnë atje prej vitesh.

Lexo edhe :   Kina nuk arrin dot objektivin në 'zero-Covid'

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...