Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Virusi është i fortë”, Erion Kristo: Kam ndaluar vjehrrin të më vijë në shtëpi

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pedagogu Erion Kristo ka zbatuar urdhrin e kryeministrit Rama, për të qënë të izoluar në shtëpi, për shkak të infektimit nga koronavirusi. Madje Kristo tregon se ka ndërmarrë ndër masat më ekstreme, duke ndaluar çdokënd që ti vijë në shtëpi, madje edhe vjehrrin.

Duke vënë në dukje se të gjithë pa përjashtim jemi mbartës potencialë, ai kërkon vetëndërgjegjësim, pasi virusi është i fortë.

“Mos neglizhoni asnjë përpjekje. Jemi ende në kohë”, një thirrje e cila duhet respektuar nga çdo grupmoshë, e që ripërsëritet nga pedagogu Erion Kristo.

Statusi

Unë jam mbyllur në shtëpi që të hënën. Kam dalë veç për blerje, natën dhe me kujdes maksimal. Kur kam ardhur në shtëpi kam bërë dush. Kam ndaluar çdokënd të vijë në shtëpi, madje dhe vjehrrin, gjë e padëgjuar kjo. Nuk është puna ta kuptosh vetë gravitetin e situatës. Duhet t’ua shpjegosh dhe njerëzve që vazhdojnë me zakonet e tyre. Duhet durim elefanti. Sot as puç puç mos thoni nëpër telefona. Harrojeni puçjen. Jemi të gjithë mbartës potencialë. Nuk e di si do ndiheni kur ju t’ua ngjisni kovidin dhe njerëzve tuaj të afërt. Sot roli parësor është i psikologëve dhe sociologëve. Ata duhet të shpërndajnë këshilla online, pasi të jenë konsultuar. Ka shumë ankth. Qeveria pasi të marrë dhe masa me karakter ekonomik, duhet të mbyllet. Ata ushtarët rrugëve që të pyesin ku ke qenë, për të të vënë gjobë 5000 euro, të hiqen urgjent. Drejtori i Policisë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë që dalin pa maska rrugëve janë gabim. Më pëlqeu fjalimi i parafundit i Kryeministrit. Sikur mi kishte lexuar mendimet. Duhen marrë masa për njerëzit që nuk marrin dot masa. Shikoni punonjësit e fasonëve se po lënë nam pronarët. Falënderoj gjithë ata sipërmarrës humanë që pezulluan aktivitetet. Duhet që njerëzit të paguhen që të jetojnë. Është situatë ekstreme dhe e panjohur. Po kështu ka qenë gjithmonë me epidemitë. Me disa javë të mbyllur do ja dalim. Të kujdesemi për njerëzit që nuk kanë mundësi. Të vazhdojë rregulli i larjes së duarve, nëse nuk doni që t’iu lajë dikush tjetër. As me këmbë mos u përshëndetni, por ndoshta si komunistët me grusht, nga larg. Sot jemi në dorën e mjekëve, siç ishim në hyqmin e inxhinjerëve pas tërmetit. T’ua lehtësojmë punën. Kujdes maksimal për fëmijët dhe për shkollimin e tyre. Tani kuptojeni saktë këngën: Nën portokalle, bien lulet e limonit. Mos i ndani nga vetja. Maskat bëjini dhe vetë, si në kohërat e vjetra. Mos neglizhoni asnjë përpjekje. Jemi ende në kohë. Ky dreq virusi është shumë i fortë. Po ne kemi mendjen, kemi njëri-tjetrin. Mos e lejoni veten të përdoreni nga një virus i pamend. Sqaroni të pasqaruarit”.

Tags: erion kristokoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

18:23 | 09/06/2026
Politikë

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026
Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

17:43 | 09/06/2026
Next Post

Komisioneri Publik: Të shkarkohet Kryetari i Apelit në Gjirokastër

Rama: Ja sesi koronavirusi merr peng qelizat tona

"Shqiptarët në karantinë”, Shkëlqim Hajdari ndërmerr masat e rrepta







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com