Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vijon përplasja e KQZ, kryetari Zguri kundër anëtarëve: Njoh dekretin e Presidentit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Klement Zguri drejt dorëheqjes? Çfarë ndodh nëse ikën kreu i KQZ-së

Vazhdojnë përplasjet në KQZ, ku katër anëtarët nga ana e PS kanë dalë kundër kryetarit, Klement Zguri. Me ane te zëdhënëses Drilona Hoxhaj, katër anëtarët kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, duke u shprehur se KZAZ e kanë detyrim të afishojnë listat përkatëse.

Hoxhaj deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cenuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Ndërkohë, kreu i KQZ, i zgjedhur nga opozita, Klement Zguri, shprehet se deklarat e KQZ nuk ishte qëndrimi i tij, por i katër anëtarëve të maxhorancës.

“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta. Njoh dekretin e Presidentit Meta për anulimin e  zgjedhjeve më 30 qershor.”, ka thënë Zguri.

Deklarata e plotë e KQZ dhënë para mediave:

Sot, kryetaret e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive.Gjithashtu, edhe kryetarët e bashkive Peqin dhe Përrenjas, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave nuk po lejojnë KZAZ-të të ushtrojnë detyrat e tyre në ambientet e selive të KZAZ-ve apo VNV-ve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datë 14 qershor:

-ka kërkuar që KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019, në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”;

– ka bërë thirrje për të gjithë organet publike, që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sjell në vëmendje të kryetarëve të bashkive të sipërcituara se:

KZAZ-të, në respektim të përcaktimeve të nenit 33 të Kodit Zgjedhor, janë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor në Bashkitë përkatëse sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ;

KZAZ-të në zbatim të detyrimit të përcaktuar në nenin 56, pika 3, të Kodit Zgjedhor kanë detyrimin për të afishuar listat e zgjedhësve pranë qendrave të votimit përkatëse.

KQZ me vendime, ka caktuar vendodhjen e VNV-vë në ambientet për të cilat kërkohet lirimi i menjëhershëm në një kohë kur ligji zgjedhor i detyron të gjithë strukturat e pushtetit vendor që ti vënë këto ambjente në dispozicion të KZAZ-ve dhe të krijojnë kushte për mbarëvajtjen e punës për përgatitjen e procesit.

Duke ndarë me opinionin publik shqetësimin për situatën e krijuar në këto bashki, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Tags: anëtarëvedekretinKQZKryetarikundernjohPërplasjaPresidentitvijonZguri

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
Meta: Me pasoja për ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë!

Shpërndarja e Parlamentit nga Meta? Ish-ministri sqaron në ç'rrethana ndodh

Eneda Tarifa përlot me rrëfimin: Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte

Eneda Tarifa i “surprizon” të gjithë, publikon foto me bikini

“Parlamenti reagon kur presidenti çmendet”, Rama: Meta e ka humbur të drejtën…

“Paguhen për të vënë maskat”, Rama: Saliu, Iliri, Luli, fallxhorja e kanë tmerr të...

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com