Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vijojnë protestat në SHBA

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Vijojnë protestat në SHBA

Protestuesit që kërkojnë t’i japin fund padrejtësisë racore pas vdekjes së një burri afrikano-amerikan ndërsa ishte ndaluar nga policia, do të dalin në rrugët e Uashingtonit për fundjavën e tretë me radhë.

Në Uashington, Departamenti i Policisë Metropolitane i Distriktit të Kolumbias tha të enjten se “demonstrime të shumta të Amendamentit të Parë” ishin caktuar për të shtunën dhe të dielën.

Zyrtarët thanë se nuk dinë sa protestues do të marrin pjesë, duke vërejtur se demonstratat nuk janë planifikuar nga një organizator kryesor.

Protestat që kërkuan drejtësi dhe reformim të sistemit shpërthyen në të gjithë Shtetet e Bashkuara pasi George Floyd vdiq në 25 Maj kur oficeri i bardhë Derek Chauvin i vendosi gjurin në qafë për gati nëntë minuta, ndërsa Floyd përgjërohej se nuk mund të merrte frymë, një nga vdekjet e shumta kjo në vitet e fundit, gjatë takimeve me policinë ose pas tyre.

Demonstratat u përhapën shpejt në qytete të mëdha në të gjithë botën, përfshirë Londrën, Parisin dhe Sidnein.

Të shtunën e kaluar (6 Qershor), mijëra njerëz protestuan në rrugët e Uashingtonit kundër brutalitetit të policisë, demonstrata më e madhe në kryeqytetin amerikan që nga vdekja e Floyd-it.

Zyrtarët thanë që shumë rrugë në qendër të Uashingtonit, përfshirë ato rreth Shtëpisë së Bardhë dhe Shëtitores Kombëtare, do të mbyllen me ndërprerje të shtunën dhe gjatë gjithë ditës së dielë.

Familja e Floyd-id dhe udhëheqësi amerikan i të drejtave civile, Pastori Al Sharpton thanë në një kërkesë për leje të paraqitur kohët e fundit pranë Shërbimit Kombëtar të Parqeve se ishin duke planifikuar një demonstrim të madh për reformimin e drejtësisë penale në Uashington në fund të gushtit në 57 vjetorin e Marshimit drejt Uashingtonit.

Marshimi historik drejt Uashingtonit për Punë dhe Liri ndodhi në 28 gusht 1963, duke tërhequr midis 200’000 dhe 300’000 njerëzve.

Marshimi prezantoi fjalimin e famshëm “Unë kam një ëndërr”, të Dr. Martin Luther King Jr në Memorialin e Linkolnit, gjatë të cilit ai tha: “Nuk do të ketë as pushim dhe as qetësi në Amerikë derisa afrikano-amerikanit t’i jepen të drejtat e tij të shtetësisë. Vorbullat e revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë derisa të shfaqen ditët e ndritshme të drejtësisë”. /Voa

Tags: george floydprotestaSHBA

TË LIDHURA

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve
Bota

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar
Bota

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar

19:14 | 01/12/2025
Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë
Bota

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

18:51 | 01/12/2025
Next Post
Horoskopi ditor: 14 Qershor 2020

Horoskopi ditor: 14 Qershor 2020

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dëshmia e ish-të burgosurit: Torturat që u përdorën ndaj të dënuarve politikë

Dëshmia e ish-të burgosurit: Torturat që u përdorën ndaj të dënuarve politikë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën
Politikë

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

by mirseda
22:15 | 01/12/2025
0

Pas emërimit si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë PD-së, Xhemal Gjunkshi, i ka shprehur mirënjohjen e tij...

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Vrasja e biznesmenit në Elbasan: Shoqërohet një person nga Lezha, kontrollohet banesa

Vrasja e biznesmenit në Elbasan: Shoqërohet një person nga Lezha, kontrollohet banesa

20:28 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com