Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vidhte në Belgjikë dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet ‘skifteri’ 45-vjeçar

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vidhte në Belgjikë dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet ‘skifteri’ 45-vjeçar

Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve, pjesë e grupit kriminal që grabiste sende me vlerë në Belgjikë dhe i shiste në Shqipëri. Në kuadër të operacionit “Pisaco” u vu në pranga një 45-vjeçar, banues në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. D., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”.

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017, një grup shtetasish shqiptarë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera.

Këta shtetas, pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Vijon operacioni ndërkombëtar policor “PICASO”.

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe proceduar, për vjedhje në Belgjikë.

Kapet dhe arrestohet nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Krimin ndaj Pronës në D.V.P Tiranë dhe Task Forcën “Antiskifter” një tjetër i kërkuar në kuadër të operacionit “PICASO”.

Në vijim të operacionit të përbashkët ndërkombëtar policor “PICASO”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në rrugën “Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

Ndaj këtij personi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”.

Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 69, datë 25.04.2019, bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në daten 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Nga Task Forca “Antiskifter” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit janë kapur katër shtetas shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Tags: “skifteri”belgjikeshqiptarvjedhje

TË LIDHURA

PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD, vendimi nesër nga Sekretariati i Etikës
Politikë

PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD, vendimi nesër nga Sekretariati i Etikës

17:08 | 18/12/2025
Kuvendi i Shqipërisë bëhet gazi i botës!
Politikë

Kuvendi i Shqipërisë bëhet gazi i botës!

16:55 | 18/12/2025
BIRN: Imuniteti nuk mbulon shkeljen e ligjit, pas kërkesës së SPAK për Ballukun
Politikë

BIRN: Imuniteti nuk mbulon shkeljen e ligjit, pas kërkesës së SPAK për Ballukun

16:52 | 18/12/2025
Next Post
“Po përgatitet aplikacioni për transparencën”/Rama: Gati drafti i ligjit special

Mesazhi i Ramës: “Zoti ka gjithnjë të drejtë”

Zbulohet arsyeja pse Ronela e Young Zerka e mbanin të fshehtë lidhjen

Zbulohet arsyeja pse Ronela e Young Zerka e mbanin të fshehtë lidhjen

17-vjeçarja vdes nga “sëmundja e puthjes” (FOTO)

17-vjeçarja vdes nga “sëmundja e puthjes” (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve
Bota

Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve

by mirseda
17:11 | 18/12/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se është gati të zhvillojë zgjedhje presidenciale në Ukrainë, duke iu përgjigjur...

PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD, vendimi nesër nga Sekretariati i Etikës

PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD, vendimi nesër nga Sekretariati i Etikës

17:08 | 18/12/2025
Kuvendi i Shqipërisë bëhet gazi i botës!

Kuvendi i Shqipërisë bëhet gazi i botës!

16:55 | 18/12/2025
BIRN: Imuniteti nuk mbulon shkeljen e ligjit, pas kërkesës së SPAK për Ballukun

BIRN: Imuniteti nuk mbulon shkeljen e ligjit, pas kërkesës së SPAK për Ballukun

16:52 | 18/12/2025
Pason Holta Zaçajn në detyrë, Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Pason Holta Zaçajn në detyrë, Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

16:25 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com