E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

17-vjeçarja vdes nga “sëmundja e puthjes” (FOTO)

Një lloj virusi i rrallë i ka marrë jetën një adoleshenteje në Amerikë. Për fat të keq, mjekët nuk arritën që ta diagnostikonin në kohë sëmundjen e 17-vjeçares, e cila nuk ia doli dot mbanë.

Ariana Rae Delfs nga Jacksonville i Florida-s kishte përjetuar fillimisht simptoma të ftohti dhe dhimbje koke. Prindërit pasi e kishin parë gjendjen e vështirë të saj, menjëherë e kishin transportuar për në spital.

Ajo humbi jetën nga “sëmundja e puthjes”, ose siç njihet ndryshe mononukleoza, ndërkohë që doktorët besonin se kishte pësuar goditje në tru.

“Shkoi në banjo dhe krejt papritur nuk mund t’i ndjente këmbët. Fjalët ishin të paqarta. Ajo thjesht belbëzonte dhe mesa duket dëmtimi në tru sa kishte filluar”, ka thënë i ati i së ndjerës.

Më vonë doktorët e diagnostikuan me mononukleozë. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi Epstein-Barr dhe përhapet përmes lëngjeve trupore dhe pështymës. Fatkeqësisht virusi kishte shkaktuar dëmtime të rënda në trurin e Arianës.

“Truri i saj kishte shkuar në pikën ku nuk mund të funksiononte më”, është shprehur i ati i saj, i cili njoftimin për vdekjen e së bijës e bëri me anë të rrjeteve sociale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science” Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të...

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...

COVAX do të shpërndajë 237 milion doza vaksinash në 142 shtete

Përfaqësues të programit të ndarjes së vaksinave COVAX thanë të martën se do të shpërndajnë 237 milion doza të AstraZeneca në 142 vende deri...