Një avion nga Papua Guinea e Re përfundoi e zhytur në një lagunë pasi tejkaloi gjatësinë e pistës së një aeroporti në shtetet federative të Mikronezisë.
Të gjithë pasagjerët raportohen të jenë shpëtuar nga avioni tip “Boeing 737-800” i linjës ajrore “Air Niugini”, si pasojë e ndihmës së menjëhershme të dhënë nga peshkatarët e zonës me varkat e tyre.
Banorë lokalë raportuan gjithashtu se ka disa të plagosur mes pasagjerëve me kocka të thyera, pasi avioni “fluturonte më ulët se ç’duhej” teksa përgatitej të ulej në pistë, e për pasojë përfundoi përtej saj në ujërat e lagunës.
“Fluturimi 73” ishte nisur nga Pohnpei në Mikronezi drejt Port Moresby, por u ndal në shtetin Chuuk. Videot e publikuara në rrjetet sociale treguan dhjetëra njerëz nëpër varkat përreth avionit pjesërisht të zhytur.
Sipas raportimeve kontradiktore, në bordin e avionit ishin deri në 57 udhëtarë, përfshi këtu 11 pjesëtarë ekuipazhi. Pasagjerët, diku thuhet të kenë qenë 36 e diku 46.