Pandeli Majko, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një reagim për referendumin në Maqedoni, që do të zhvillohet më 30 shtator. Në këtë referendum, fqinjët tanë do të vendosin nëse pranojnë ose jo, ndryshimin e emrit të shtetit në ‘Republika e Maqedonisë Veriore’.
Majko, i cili është aktualisht ministër i Diasporës, e konsideron mendjelehtësi të politikës në Shkup, për ta dërguar këtë çështje në referendum, pasi ky vendim e ka kthyer këtë shtet në shesh-betejën e dytë, pas Sirisë, të “Luftës së Ftohtë” të Perëndimit me Lindjen.
Sipas tij, është një Perëndim tjetër më i zgjeruar i cili ka përballë një Lindje më të vërtetë. Ai nënvizon ndër të tjera se Europa është në një ditë të keqe sot përballë referendumit të Maqedonisë.